Ditari i një dite gjatë pandemisë COVID-19
Tani për tani, në botë ne jemi në një luftë për jetën tonë kundër koronavirusit apo COVID-19, i cili ka prekur shumë njerëz anembanë botës. Jam shumë e lumtur dhe falënderuese që unë dhe familja ime jemi shumë mirë, dhe shpresoj që të gjithë personat e sëmurë të shërohen dhe bota t’i kthehet normalitetit. Sigurisht që kjo situatë ka pasur ndikim jo vetëm tek unë por tek të gjithë, sidomos tek të rinjtë që i ka ndikuar më shumë në aspektin social apo shoqëror.
Tani jam në shtëpi çdo ditë dhe nuk mund të takohem dhe të dal me miqtë, familjarët, apo edhe për të bërë aktivitete të tjera, mirëpo kjo nuk do të thotë që qëndrimi në shtëpi nuk të lejon të mirresh me aktivitete të ndryshme dhe të jesh produktiv. Në anën tjetër tani jemi gjatë gjithë kohës së bashku me prindërit tanë dhe me motrat e vëllezërit.
that staying home does not allow one to do several activities and keep being productive. On the other hand, we are with our parents and siblings all the time.
Unë jetoj bashkë me prindërit dhe me dy motrat e mia dhe sigurisht që secili prej nesh ka rolet, dëshirat, dhe përgjegjësitë e veta. Të jesh gjatë gjithë kohës së bashku me anëtarët e familjes ndonjëherë mund të jetë e vështirë në realizimin e detyrave, obligimeve, por edhe dëshirave tona, mirëpo me disiplinë çdo gjë arrihet.
Gjëja kryesore për harmoni në familje është në ndarjen e detyrave dhe roleve në shtëpi, që secil t’i kryejë ato, të jetë i kënaqur, t’i ndihmojmë njëri-tjetrit dhe pastaj secili në kohën e lirë të merret me hobit e veta dhe me gjërat tjera që më pëlqejnë. Unë filloj ditën rreth orës 10. E rregulloj dhomën, së bashku me familjen përgatisim mëngjesin, pastaj ndihmoj nënën në disa punë.
Më vonë merrem me obligimet e mia që kam në fakultet dhe me ndonjë punë tjetër që kam të rëndësishme, pastaj nëse kam ndonjë nevojë dal jashtë për të blerë ndonjë gjë, por sigurisht me mjete mbrojtëse. Kur i përfundoj këto gjej pak kohë dhe për veten, ku këtë kohë e shfrytëzoj duke bërë ushtrime, duke pikturuar, apo duke shikuar ndonjë film.
Edhe dy motrat e mia kanë pothuajse të njëjtën rutinë. I ndihmojnë nënës, rregullojnë shtëpinë, pastaj secila merret me obligimet dhe detyrat që kanë.
Motra ime e vogël ndjek mësimin online, bën detyrat të cilat i ka në shkollë, dhe më vonë kur ka kohë të lirë merret dhe ajo me aktivitete të ndryshme: lexon ndonjë libër apo vizaton. Gjithashtu edhe motra ime e madhe
është në fakultet dhe i kryen detyrat dhe obligimet tjera që ka, pastaj rregullon dhomën e saj, ndihmon nënën në përgatitjen e ushqimit, relaksohet duke shikuar ndonjë film, ushtron apo merret me aktivitete të tjera.
Nëna ime rregullon shtëpinë, por gjatë gjithë kohës i ndihmojmë, përgatitë ushqimin, pastaj pushon dhe lexon ndonjë libër. Babi tash ka filluar punën dhe duke u kthyer bën blerjet për shtëpi, ndihmon nënën në ndonjë punë apo motrën rreth detyrave të shtëpisë, pastaj edhe ai ka obligimet
rreth punës dhe kur përfundon relaksohet duke shikuar ndonjë film apo lexon.
Pra, në përgjithësi, kjo është rutina jonë si familje gjatë pandemisë COVID-19 ku secili prej nesh ka detyrat dhe përgjegjësitë e veta dhe mundohemi
t’i ndihmojmë njëri-tjetrit, por gjithashtu edhe që secili të ketë kohë për t’i kryer obligimet e veta, e edhe për t’u relaksuar.
Të gjithë e dimë se tani është një kohë e vështirë për të gjithë ne, mirëpo shpresojmë se shumë shpejt çdo gjë do t’i kthehet normailtetit dhe këtë duhet ta marrim si mësim që t’i vlerësojmë gjërat e vogla që jemi të rrethuar çdo ditë me to, natyrën dhe çdo aktivitet që bëjmë dhe të jemi falenderues për shëndetin e mirë, për familjen, miqtë dhe çdo gjë tjetër që kemi në jetë.
Ky artikull është shkruar nga Erlisa Hoxha, studente në Departamentin për Punë Sociale në UP nën mbikqyrje të profesoreshë Vjollca Krasniqi në kuadër të bashkëpunimit me SIT.
Ky artikull u shkrua në kuadër të projektit “Burrat dhe djemtë si partnerë në promovimin e barazisë gjinore dhe parandalimin e dhunës dhe ekstremizmit tek të rinjtë në Ballkan”, implementuar nga CARE International Balkans në partneritet me SIT – Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime dhe YMCA në Kosovë dhe mbështetur nga Agjencioni Austriak për Zhvillim, dhe Fondacioni OAK.