Ditari i një dite gjatë pandemisë COVID-19 nga perspektiva gjinore (fokusi në punët e shtëpisë)
Synimi i arritjes së barazisë gjinore në Kosovë ka rezultuar me angazhime konkrete në përfshirjen e objektivave të barazisë gjinore në nivelin qëndror dhe atë lokal, nga ana e institucioneve qeveritare, shoqërisë civile, organizatave ndërkombëtare, aktivisteve e aktivistëve, si dhe ekspertëve.
Por, me gjithë përpjekjet për ta trajtuar barazinë gjinore në çdo fushë të jetës së përditshme nga këta akterë, kjo ende nuk është realitet në praktikë. Gratë dhe burrat në Kosovë nuk gëzojnë të drejta të barabarta, prandaj ende vazhdojnë pabarazitë shoqërore, politike, ekonomike dhe kulturore. Këto pabarazi janë rezultat i formësimeve shoqërore të bazuara në stereotipe të shumta gjinore të pranishme në familje, në jetën politike dhe publike. Në të njëjtën kohë, këto janë fusha në të cilat është e mundur të veprohet, të përvetësohen qasje të reja, dhe, përgjithësisht, të iniciohet një ndryshim më i madh.
Sipas përkufizimit të Kombeve të Bashkuara, “integrimi gjinor është procesi i vlerësimit
të implikimeve për burrat dhe gratë në çdo veprim të planifikuar, përfshirë legjislacionin, politikat ose programet, në të gjitha fushat dhe në të gjitha nivelet. Ai është një strategji për t’i bërë interesat dhe eksperiencat e grave si dhe të burrave një pjesë përbërëse të hartimit, zbatimit, monitorimit dhe vlerësimit të politikave dhe programeve në të gjitha sferat politike, ekonomike dhe shoqërore, në mënyrë që gratë dhe burrat të përfitojnë në mënyrë të barabartë dhe pabarazia të mos përjetësohet”.
Pse është risi “integrimi i perspektivës gjinore”? Integrimi i perspektivës gjinore nuk është vetëm çështje e drejtësisë sociale, por është i domosdoshëm për sigurimin e zhvillimit njerëzor të barabartë dhe të qëndrueshëm duke përdorur mjetet më efektive dhe më efikase. Integrimi i perspektivës gjinore gjatë pandemisë COVID-19 do të jetë i thellë. Dëshmi të reja mbi ndikimin e COVID-19 sugjerojnë që situata ekonomike e grave do të
preket në mënyrë disproporcionale nga ajo e burrave. Në Kosovë, si rezultat i mbylljes së përkohshme të shumë veprimtarive ekonomike, gratë, të cilat mbajnë pjesën më të madhe të barrës së përgjegjësive të kujdesit dhe punëve të shtëpisë, janë më të ekspozuara ndaj shkeljes së të drejtave të tyre. Masat gjatë dhe pas krizës COVID-19 duhet të jetë në shërbim të ndërtimit të ekonomive dhe shoqërive më të barabarta, gjithpërfshirëse dhe të qëndrueshme. Është e rëndësishme që Qeveria e Kosovës të përfshijë të dhëna të ndara gjinore, duke synuar edhe masa specifike
për gratë dhe vajzat.
Duke marrë parasysh situatën specifike ekonomike të grave, Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore, i drejtohet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Ministrisë së Financave, duke rekomanduar miratimin e masave të mëposhtme: Integrimin e një analize gjinore në të gjitha vlerësimet e qeverisë për të kuptuar ndikimin e COVID-19 tek gratë dhe vajzat, përfshirë aspektin ekonomik, dhe adresimin në mënyrë të duhur. Në kohën e COVID-19 mënyra e jetesës së të gjithëve ka ndryshuar. E pazakonta e ditës time të zakonshme në këtë periudhë karantinimi është se nuk e them më atë “mirëmëngjesi”, që më buronte nga thellësia e shpirtit. Situata nuk është shumë e këndshme as për ne të rriturit. Gjëja e parë me rëndësi, ne si të rritur ose si prindër kur u afrohemi fëmijëve, sidomos me informata të cilat duhet t’ua japim, t’ua japim sa më të thjeshta dhe sa më të kuptueshme, mundësisht të jenë me një sens pozitiv dhe jo negative”.
Shtëpia është më e ngrohtë dhe më e mirë. Qëndroj me prindërit dhe qaj hallet me ta. Flas ç’të dua dhe kur të dua edhe pse me shumë kujdes. Edhe unë si të gjithë jam duke u angazhuar këto ditë edhe në punët e shtëpisë. Së bashku me motrën, lexoj romane apo shikoj filma. Shpresoj që sa më shpejt të tejkalohet kjo situatë dhe të fillojmë rutinën tonë të mëhershme.
Ky artikull është shkruar nga Fjolla Hoxha, studente në Departamentin për Punë Sociale në UP nën mbikqyrje të profesoreshë Vjollca Krasniqi në kuadër të bashkëpunimit me SIT. Ky artikull u shkrua në kuadër të projektit “Burrat dhe djemtë si partnerë në promovimin e barazisë gjinore dhe parandalimin e dhunës dhe ekstremizmit tek të rinjtë në Ballkan”, implementuar nga CARE International Balkans në partneritet me SIT – Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime dhe YMCA në Kosovë dhe mbështetur nga Agjencioni Austriak për Zhvillim, dhe Fondacioni OAK.