Ditari i një dite gjatë pandemisë COVID-19
Si gjithë bota, edhe vendi ynë i vogël është prekur
nga një virus i cili u shpall pandemi dhe jemi
karantinuar dhe po i zbatojmë rregulluat nga
Ministria e Shëndetsisë për ta luftuar këtë virus. Si
çdo ditë karantinimi, vazhdojmë ende t’i zbatojmë
të njëjtat masa, me shpresë që sa më shpejt t’i
kthehemi normalitetit.
Sa i përket karantinimit, mund përshkruhet si një
ditë e zakonshme duke u zgjuar në mëngjes nga
rrezet e diellit me një energji pozitive. Si çdo ditë
tjetër edhe kjo ditë pandemie na ka gjetur të
bashkuar në shtëpi me familje po ashtu duke i
zbatuar të njëjtat masa, duke ndjekur rregullat si
qëndrimi në shtëpi e gjithë familja. Vetëm babai
nuk e ka ndërprerë punën, e ne të tjerët duke
lëvizur në orarin e caktuar vetëm për nevoja
ushqimore, dhe ka pasur raste që ndonjë ditë
s’kemi lëvizur nga shtëpia për t’iu shmangur
kontakteve me njerëz por edhe nëse kemi dalë
kemi qenë të pajisur me mjete mbrojtëse si maksa
dhe dorëza, po ashtu kemi pastruar duart me
sapun dhe i kemi dezinfektuar sa më shumë që
kemi mundur.
Gjatë kësaj krize kemi kaluar një periudhë të
vështirë, duke u nisur nga gjendja ekonomike ku
kemi pasur një ulje finaciare pothuajse si çdo
familje. Gatë kësaj kohe po ashtu edhe presioni
psikologjik ka qenë i lartë për shkak të informimit
të shumtë rreth njerëzve të prekur me
COVID -19 në vendin tonë nga mediat televizive si
(Lajmet, debatet e ndryshme) dhe rrejteve sociale.
Pra këto kanë ndikuar edhe në çrregullime
jetësore ku një ndër to ka qenë çregullimi i gjumit
sa i përket anës së stresit por dita-ditës filloi të
kalojë dhe të mësohemi ngadalë e të përshtatemi
me këtë situatë.
Sa i përket vetes jam duke u marrë më shumë me
aktivitete në pamundësi të fitnesit, njëkohësisht
duke u këshilluar me trajneren time si në ushqime
dhe ushtrimet ditore. Në këtë situatë jam duke
shfrytëzuar edhe natyrën për ecje si dhe për
vrapim pasi më pëlqen shumë natyra.Poashtu
po merrem edhe me punët e shtëpisë, me lexim, dhe
gjithashtu po përgatitem për provime, si dhe po
hulumtoj në internet për punimin e temës së
diplomës dhe njëkohësisht edhe duke harxhuar
kohën me ndonjë film apo dhe serial, por duke e
kaluar shumicën e kohës së lirë në rrjetet sociale.
Edhe kjo ditë ka kaluar duke mbajtur edhe ligjërata
online që na është mundësuar nga Universiteti në
pamundësi të takimit në fakultet ku ligjerimi ka
qenë i rregullt nga ana e profesorëve.
Gjatë kësaj pandemie e kam gjetur më shumë
veten duke i ndihmuar nënës në gatim, kam
mësuar shumë gjëra rreth kuzhinës duke u
munduar të ushqehem më shëndetshëm.
Po ashtu gjatë kësaj periudhe jemi edhe në
muajin e shenjtë të Ramazanit ku si shumë
besimtarë/e edhe unë jam duke agjëruar,
duke kryer këtë obligim që na është caktuar dhe
me shumë kënaqësi duke pritur iftarin me familje.
Për shkak të virusit i kemi anuluar ftesat e të
afërmve në iftar siç bëjmë çdo vit gjatë muajit të
Ramazanit. Pra, po i respektojmë rregullat e
qeverisë duke i ndalur dhe shmangur kontaktet
me njerëz.
Kështu mund të përshkruhet një ditë e imja gjatë
karantinimit në shtëpi pothuasje rutinë e njëjtë
çdo ditë gjatë kësaj pandmeie duke pritur dhe
duke u lutur për rikthimin e normalitetit sa më
shpejt që është e mundur që të fillojmë jetën me
programet tona ku kemi mbetur.
Ky artikull është shkruar nga Diana Bushi, studente në Departamentin për Punë Sociale në UP nën mbikqyrje të profesoreshë Vjollca Krasniqi në kuadër të bashkëpunimit me SIT. Ky artikull u shkrua në kuadër të projektit “Burrat dhe djemtë si partnerë në promovimin e barazisë gjinore dhe parandalimin e dhunës dhe ekstremizmit tek të rinjtë në Ballkan”, implementuar nga CARE International Balkans në partneritet me SIT – Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime dhe YMCA në Kosovë dhe mbështetur nga Agjencioni Austriak për Zhvillim, dhe Fondacioni OAK.