Ditari i një dite gjatë pandemisë COVID-19

U zgjova në mëngjes prej rrezeve të forta të diellit që binin pingul në syrin tim të etur për më shumë gjumë…

Po, jam e etur për gjumë edhe pse e gjithë bota është duke pushuar, meqenëse trupi im s’ka pushuar kurrë, virus e pa virus, karantinë e pa karantinë.

Sepse si grua që jam duhet ta kap gjumin e ta hedh në rrezet e diellit të mëngjesit, ta fërkoj fytyrën me ujë sa më të ftohtë, që të jem shumë e kthjellët gjatë gjithë ditës, sepse më pret shumë gjatë saj…

 Së pari si një grua që jam duhet të filloj prej përgatitjes së rrobave që në natën e kaluar të gjithë m’i hodhën te këmbët për t’i “pastruar”, sepse njeriu bëhet githmonë e më përtac kur ka për të pushuar, por jo vetëm në kohë pandemi. Si një nënë, kam fëmijë për të pastruar, për të veshur e për të krehur, e ndoshta krejt çka më mban në këmbë për të mos u dorëzuar janë duart e tyre të vogla teksa ma rrethojnë fytyrën e më thonë “Mami, pse nuk pushojnë duart tua”…

Si gruaja e burrit tim përtac, duhet t’ia bëj gati mëngjesin, sepse “mbledhjet në distancë” janë duke filluar herët në mëngjes, dhe nuk e lë dot të jetë i uritur as tash që mbledhjet i mban në shtëpi. Sepse kur punonte në normalitet, natyrisht që isha unë ajo që këmishën e tij e bëja më të drejtë se e re, e kravatën ta kishte fiks nëpër vijat e kopsave, sepse unë jam gruaja e burrit tim, dhe unë jam gruaja e cila s’e lë ta ketë këmishën e rrudhur, por ia hekuros me shpindën të kërrysur. E poashtu, pasi që të gjithë janë të rehatuar, rehatoj edhe dhomat e shtëpisë, “fshij” gjithçka që virusin do e sillte më afër, e assesi ta lë pluhurin të thithet, sepse une jam nënë dhe grua që s’lë shenja pluhuri në shtëpi…

Ndërsa veten time thjesht e pastroj dhe i jap kurajo të japë gjithçka që fëmijët, bashkëshorti e shtëpia ku jetojmë të jetë e përsosur ashtu siç ka qenë gjithmonë edhe para pandemisë.

Neve grave zakonisht na humb vlera dhe jemi të fundit që vlerësohemi, por kur erdhi koha e pandemisë, të gjithë e pamë se kush me të vertetë duhet të vlerësohet për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e shtëpisë, fëmijëve, bashkëshortit, dhe gjithçkaje që të rrethon në ambientin e shtëpisë ku jeton.

Jo se punoj të lavdërohem apo të më thotë dikush BRAVO, por sepse nuk jemi duke bërë punë të rëndomtë – që meriton të paktën një falënderim, e sidomos tani që ndoshta kemi qenë “masë mbrojtëse” e kësaj pandemie duke qenë të fuqishme si gjithmonë, si çdo ditë, por në këtë pandemi pak më tepër. 

Jo se kemi bërë “namin”, por si gra e kemi dhënë maksimalen e duhur, për këtë shtëpi në pandemi e jashtë pandemisë.

Faleminderit i them edhe vetes per durimin e motivin që kalova pandeminë me këto dy “duar”.

 Ky artikull u shkrua nga Diellëza Krasniqi në kuadër të projektit “Burrat dhe djemtë si partnerë në promovimin e barazisë gjinore dhe parandalimin e dhunës dhe ekstremizmit tek të rinjtë në Ballkan”, implementuar nga CARE International Balkans in partnership with SIT – Center for Counseling, Social Services and Research and YMCA in Kosovo and supported by Agjencioni Austriak për Zhvillim, dhe Fondacioni OAK.

YMI – Young Men Initiative#CareInternational#CARE#AustriaDevelopmentAgency#OAKFoundation

Als het gaat om Nederlandse casino brands waar welkomstbonus voorwaarden en een stevig VIP loyaliteit programma serieus worden getoetst verschijnt Casino star als officieel casino met EUR match credits, iDEAL plus Bancontact deposits en bank uitbetalingen binnen de bankuren. De lobby combineert Red Tiger slots, Evolution live dealer tafels en het VIP programma draait maandelijkse cashback drops plus free spin bundels aan het casino aanbod toe.
sqAlbanian