Thirrje për konsulent/e apo kompani!
Rreth SIT:
SIT-Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime është një organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse, misioni i së cilës është të ofrojë shërbime këshilluese profesionale, hulumtime në fusha të ndryshme dhe të parandalojë fenomenet negative me qëllim që të kontribuojë dhe përmirësojë shëndetin dhe mirëqenien sociale.
SIT ka hapur thirrje për konsulent/e apo kompani për ngritjen e kapaciteteve të organizatës SIT, të cilët/at plotësojnë kualifikimet e nevojshme për t’u angazhuar brenda muajit shtator 2022.
Kjo thirrje është hapur në kuadër të projektit “E Ardhmja për Rininë: Të rinjtë si liderë të edukimit për shkathtësitë e jetës në Ballkan”, mbështetur nga Agjencioni Austriak për Zhvillim me fonde të Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim, Fondacioni Oak dhe CARE International në Ballkan.
Dokumentet e Nevojshme për aplikim:
1) CV dhe referencë
Afati i fundit për aplikim: 5 shtator 2022
Dokumentet e nevojshme, mund t’i dërgoni në: irma@sit-ks.org
Gjeni Termat e Referencës më poshtë: