THIRRJE PËR SHPREHJE TË INTERESIT-AUDITIM

PËR: Auditorët e jashtëm të pavarur dhe të kualifikuar

LËNDA: Ofrimi i shërbimeve për auditimin e përgjithshëm të organizatës SIT

SIT – Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime është organizatë joqeveritare misioni i të cilës është të promovojë dhe të krijojë një shoqëri të barabartë për të gjithë. Kështu që, ne trajtojmë disa nga problemet më sfiduese të të drejtave të njeriut në shoqërinë tonë që na pengojnë për të arritur barazi, paqe, dhe zhvillim, përfshirë këtu dhunën në familje dhe dhunën me bazë gjinore. Ne synojmë të arrijmë këtë duke përfshirë njerëz të të gjitha prapavijave, pa marrë parasyh gjininë, orientimin seksual apo ndonjë kategori tjetër të identitetit.

SIT fton, të gjithë kompanitë profesionale të shprehin interesin për: Auditim të projekteve të organizatës “Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime (SIT)” për vitin fiskal 2023.

Kushtet e përgjithshme:

– Auditimi do të kryhet nga një auditor i pavarur (një që nuk kanë lidhje të privilegjuara me personat përgjegjës për projektin ose me organizatën që do të auditohet), posedon njohurin adekuate dhe në përputhje me standardet e pranuara ndërkombëtare si (INTOSAI – Organizata Ndërkombëtare e institucioneve Supreme te Auditimit, ISA – Standardet Ndërkombëtare të Auditimit, dhe IFAC – Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve), si dhe me standardet e zbatueshme kombëtare të vendit në të cilin mandati kryhet.

-Së paku 5 vite përvojë në auditim dhe kontabilitet, përvojë të dëshmuar në bazë të regjistrit mbi punët e kryera deri më tani, sigurimi i portofolit.

-Të jenë të pranueshem nga organet përkatese p.sh Ministrisë së Administratës Publike.

-Preferohet të kenë pasur bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare (të sigurohet dëshmia/referencat).

Dorëzimi i ofertave

Auditorët/Kompanitë e kualifikuar/a të interesuara, duhet të dërgojnë:

1.Çertifikata e biznesit, dokumentat përcjellëse për vërtetim si auditor të çertifikuar si dhe kopja e llogarisë bankare.

2.Profili i Kompanisë dhe 1-3 referenca ose shabllone të punës.

3.Demonstrimi i të kuptuarit të detyrës dhe qasja e propozuar të procesit të auditimit. Duke paraqitur edhe planin gjeneral të auditimit si dhe specifikimin e dokumentacionit që do duhet të përgatitet paraprakisht nga OJQ-së.

4.CV-in e kompanisë / personelit / individëve / dhe dokumente të tjera që vërtetojnë eksperiencën.

5.Oferta financiare e arsyeshme duke mos përfshirë TVSH-në, performim profesional duke cekur edhe kohën për zbatimin e punës.

Detyrat

Qëllimi i përgjithshëm është auditimi i raporteve financiare të projekteve të implementuara gjatë periudhës Janar-Dhjetor 2023.

Shuma e buxhetit vjetor për vitin 2023 sillet rreth 300,000.00 Euro.

Auditimi duhet të kryhet në përputhje me standardet ndërkombëtare të auditimit të nxjerra nga Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve (IFAC). Auditimin duhet ta realizojë një auditor i jashtëm i pavarur dhe i kualifikuar, i licencuar. Auditori do të bashkëpunojë ngushtë me menaxherin për financa dhe zyrtaren për administratë në organizatën SIT dhe do t’i raportojë drejtorit ekzekutiv.

Ju lutemi, dorëzoni dokumentet e kërkuara deri më 29 Janar 2024, në orën 17:00 në e-mailin apliko@sit-ks.com

en_USEnglish