THIRRJE PËR SHPREHJE TË INTERESIT-AUDITIM

PËR: Auditorët e jashtëm të pavarur dhe të kualifikuar

LËNDA: Ofrimi i shërbimeve për auditimin e përgjithshëm të organizatës SIT

SIT – Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime është organizatë joqeveritare misioni i të cilës është të promovojë dhe të krijojë një shoqëri të barabartë për të gjithë. Kështu që, ne trajtojmë disa nga problemet më sfiduese të të drejtave të njeriut në shoqërinë tonë që na pengojnë për të arritur barazi, paqe, dhe zhvillim, përfshirë këtu dhunën në familje dhe dhunën me Bazë gjinore. Ne synojmë të arrijmë këtë duke përfshirë njerëz të të gjitha prapavijave, pa marrë parasyh gjininë, orientimin seksual apo ndonjë kategori tjetër të identitetit.

SIT fton, të gjithë kompanitë profesionale të shprehin interesin për: Auditim të projekteve të organizatës “Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime(SIT)” për vitin fiskal 2022.

Kushtet e përgjithshme:

  • Auditimi do të kryhet nga një auditor i pavarur (një që nuk kanë lidhje të privilegjuara me personat përgjegjës për projektin ose me organizatën që do të auditohet);
  • Posedon njohurin adekuate dhe në përputhje me standardet e pranuara ndërkombëtare si (INTOSAI – Organizata Ndërkombëtare e institucioneve Supreme te Auditimit, ISA – Standardet Ndërkombëtare të Auditimit, dhe IFAC – Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve), si dhe me standardet e zbatueshme kombëtare të vendit në të cilin mandati kryhet.
  • Së paku 5 vite përvojë në auditim dhe kontabilitet, përvojë të dëshmuar në bazë të regjistrit mbi punët e kryera deri më tani, sigurimi i portofolit.
  • Të jenë të pranueshem nga organet përkatese p.sh Ministrise së Administartes Publike
  • Preferohet të kenë pasur bashkepunim me organizatat ndërkombëtare ( të sigurohet dëshmia).

Dorëzimi i ofertave

Auditorët/Kompanitë e kualifikuar të interesuara, duhet të dërgojnë:

1.Çertifikata e biznesit dhe dokumentat percjellëse për vërtetim si auditor të çertifikuar si dhe kopja e llogarise bankare

2.Profili i Kompanisë dhe 1-3 referenca ose shabllone të punës

3.Demonstrimi i të kuptuarit të detyrës dhe qasja e propozuar të procesit të auditimit. Duke paraqitur edhe planin gjeneral të auditimit si dhe specifikimin e dokumentacionit që do duhet të përgatitet paraprakisht nga OJQ

4.CV e kompanisë / personelit / individëve / dhe dokumente të tjera që vërtetojnë eksperiencën.

5.Oferta financiare e arsyeshme duke mos perfshire TVSH-në dhe performim profesional duke cekur edhe kohën për zbatimin e punës

Detyrat

Qëllimi i përgjithshëm është auditimi i raporteve financiare të projekteve të implementuara gjatë periudhës janar-dhjetor 2022.

Shuma e buxhetit vjetor për vitin 2022 sillet rreth 198,000.00 Euro.

Auditimi duhet të kryhet në përputhje me standardet ndërkombëtare të auditimit të nxjerra nga Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve (IFAC). Auditimin duhet ta realizojë një auditor i jashtëm i pavarur dhe i kualifikuar, i licencuar. Auditori do të bashkëpunojë ngushtë me menaxherin për  financa dhe administratë të SIT-it dhe do t’i raportojë drejtorit ekzekutive.

Ju lutemi, dorëzoni dokumentet e kërkuara deri më 8 Shkurt 2023, në orën 17:00 në e-mailin info@sit-ks.org

en_USEnglish