REAGIM NDAJ NGJARJEVE TË FUNDIT TË DHUNËS DHE VRASJEVE!

Jemi të tronditur nga ngjarjet e javëve të fundit që ndodhën në Kosovë! Vetëm përgjatë 6 ditëve të fundit, në Kosovë u vranë 3 persona. Përpos ngjarjeve me përfundim të trishtë, gjatë kohëve të fundit kemi dëgjuar e lexuar lajme si tentim vrasje e therrje me thikë, rrahje e përleshje verbale. Këto raste kanë qenë çdo herë prezente në shoqërinë kosovare, por së fundmi janë shumë të shpeshta dhe kanë shkaktuar pasiguri tek qytetarët/et.

SIT shpreh ngushëllime për familjet e prekura dhe për më të dashurit e tyre dhe kërkon llogaridhënie nga institucionet publike për zbardhje të këtyre rasteve! Njëherësh, SIT avokon që siguria për të gjithë qytetarët të jetë në nivel, sidomos në këto kohë kur raste të tilla të fataliteteve janë të shpeshta.

Përpos kësaj, SIT tash e sa kohë avokon për parandalim të dhunës dhe dukurive të tjera negative, andaj i bën thirrje të gjitha institucioneve që sa më shpejt të krijojnë mekanizma adekuat të cilat ndryshojnë sjelljet negative të të rinjve/rejave dhe bëhen pjesë obligative e edukimit formal.

SIT kërkon përgjegjësi nga të gjitha institucionet publike të cilat janë të ndërlidhura në çfarëdo lloj forme për këtë ngjarje. Po ashtu, kërkon përgjegjësi nga institucione të cilat duhet të ofrojnë mjete që të parandalohen veprime të tilla. Ngjarje të tilla, jo vetëm që nuk duhet tolerohet në asnjë lloj forme, por duhet të parandalohen përmes formave të ndryshme që ne si shoqëri civile ofrojmë dhe japim sygjerime tona në implementim të këtyre programeve parandaluese.

Tash e 4 vite, SIT ofron programe rehabilituese dhe riintegruese të dhunuesve. SIT posedon platforma të komunikimit të cilat janë falas dhe secili/a qytetarë/e mund të qasen aty.

Platforma SIT and Talk – https://sitandtalk.org/ është në dispozicion për të gjithë personat që ndjejnë se kanë nevojë të bisedojnë me dikë. Kjo platformë është krijuar të punojë me target grupe të ndryshme, e kjo kohë është periudha që më së shumti kemi nevojë për të!

Fatalitete të tilla dhe dhuna, si dhuna seksuale, fizike, psikologjike apo lloj tjetër i dhunës, duhet të merret seriozisht menjëherë nga organet kompetente dhe të parandalohet dhe të eliminohet në mënyrë që shoqëria në përgjithësi të zhvillohet në mënyrën më të mirë të mundshme, pa dhunë dhe fenomene të tjera negative!

SIT – Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime 

en_USEnglish