Act Now n’Prishtinë

Mrika Nikqi është aplinistja e parë shqiptare, nëjherësh edhe vajza më re në botë, qe ngjiti shtatë majat më të larta të botës. Për të natyra është shumë e rëndësishme.

Më poshtë keni mesazhin e saj.“Ne, njerëzit e natyrës, Ne e shohim dhe e dojmë natyrën e vërtetë, atë që ishte krijuar pa ndërhyrjen e dorës së njeriut, dhe të tillë mundohemi të ruajmë duke luajtur rrolin tonë në mbrojtje të saj, pavarësisht nëse ka ndikim të madh apo të vogël, çdo gjë numërohet.Gjatë ecjeve në mal, mundohem ti ndajë eksperiencat e mija të ekspeditave me klientët, gjatë të cilave kemi kontribu në mbrojtjen e ambientit. Marrë shembull ekspediten e Antarktikut në të cilën, të gjitha fekalet tona, ashtu të ngrira ( besa edhe peshonin më shumë), me qese duhej ti kthenim pas në Amerikë, vetëm për të mos ndotur kontinentin e bardhë.Ngjajshëm, çdoherë gjatë ecjeve në malet tona, përveç materjeve organike të cilat i gëlltit natyra, çdo gjë tjetër duhet, dhe i kthejmë pas.Lëvizjet nëpër qytet, për arsye që jetoj në Pejën e vogël, i bëj të gjitha në këmbë, e po që nga tani e tutje meqenëse fillova studimet në Prishtinë, do e marr me vete biçikleten, të cilën e adhuroj.Sa mirë është që në njërën anë fiton kondicion dhe jeton shëndetshëm, derisa në anën tjetër kursen planetin nga gazërat.Janë gjëra të vogla , të cilat kanë ndikim nëse të gjithë ne i praktikojmë, sepse vetëm së bashku duke mbrojtur mjedisin në të cilin jetojmë, ne mund ta shpëtojmë planetin!”

Ky projekt implementohet nga SIT dhe mbështetet nga Komuna e Prishtinës.

en_USEnglish