Si ta bëni partnerin/en tuaj të marrë përsipër më shumë punë emocionale

Ju mund të merrni hapa konkretë për t’i ndarë punët emocionale me partnerin tuaj në mënyrë më të barabartë – duke filluar nga të folurit haptas lidhur me dinamikën e punës.

Ideja

Ndarja e punës emocionale shpesh (por jo gjithmonë) përputhet me ndarjen tradicionale të roleve gjinore. Të folurit për mosbalancin në punën emocionale është hapi i parë për ta tejkaluar atë.

Një terapist/e për çifte mund të jetë i/e mirë për partnerët që duan një zonë diskutimi pa paragjykime.

Një listë e detyrave të punës emocionale mund t’u ndihmojë të dy partnerëve të kuptojnë se si duket një ndarje e re e punëve.

Modelimi i një ndarjeje të barabartë të punës emocionale në një lidhje krijon një shembull të mirë për fëmijët tuaj.

Dijeni se nuk mund ta kontrolloni punën emocionale të partnerit/es suaj, por mund ta kontrolloni tuajën.

Termi “punë emocionale” i referohet punës së padukshme dhe shpesh të nënvlerësuar, të përfshirë në mbajtjen e të tjerëve të lumtur dhe rehat. E përdorur së pari nga Arlie Russell Hochschild, soliologe dhe profesoreshë nderi në Universitetin e Kalifornisë Berkeley, termi fillimisht përdorej për të përshkruar punën e menaxhimit të ndjenjave personale në kontekst profesional, sidomos në punë ku ka përballje me publikun ku punonjësit/et punojnë për të krijuar një efekt të caktuar emocional tek konsumatorët e tyre (për shembull kur stjuardesat japin bbuzëqeshje të ngrohta që t’i bëjnë udhëtarët/et të ndihen të mirëseardhur/a).

Sidoqoftë, në përdorim bashkëkohor, ky term më shpesh përdoret për ta përshkruar punën që zë vend në sferën familjare, dhe e cila është e nevojshme për ta mbajtur rrjedhën e punëve të shtëpisë. Inicimi i bisedave të vështira, menaxhimi i orareve të fëmijëve, mbajtja mend për t’u dërguar kartolina urimi për ditëlindje dhe festa të afërmve, dhe të kërkuarit ndihmë (nganjëherë vazhdimisht) për ta zbrazur enëlarësen: të gjithë këta janë shembuj të punës emocionale, siç definohet shpesh ditët e sotme. Kur njëri partner bën më shumë nga këto punë sesa tjetri, kjo sigurisht se mund të jetë një rrugë drejt pendimit dhe mospajtimeve.

Për këtë udhëzues janë konsultuar tre këshillues çiftesh dhe janë marrë pjesë nga një hulumtim rreth punës emocionale.

Kjo është ajo që duhet të dini:

Ta kuptoni dinamikën

Në partneritete heteroseksuale, puna emocionale shpesh bie mbi gratë, të cilat janë përgjithësisht të socializuara për ta marrë përsipër jetën emoionale të të tjerëve, sipas Arlie Russell Hochschild. Ajo tha se gratë shpesh kushtëzohen të jenë ushqyese dhe t’i lënë mënjanë nevojat e tyre për t’u kujdesur për nevojat e të tjerëve.

Por një mosbalanc i punës emocionale nuk bie gjithmonë në vijat gjinore. “Edhe në marrëdhëniet e çifteve të seksit të njëjtë, dikush mund të thotë ‘ti je më i/e mirë në këtë’ qoftë nëse janë duke e menaxhuar shtëpinë apo duke biseduar për ndjenjat e tyre, kështu që mbështeten në personin tjetër për ta bërë atë”, tha Lisa Brateman, psikoterapiste dhe specialiste e lidhjeve në Manhattan.

Ta identifikoni problemin

Mund të jetë fillimisht e vështirë për ta ngritur çëshjen e mosbalancit të punës emocionale. Në fakt, jo gjithmonë mund të jetë e qartë se cili është problemi, vetëm se ekziston një, tha Desirée Robinson, psikoterapiste dhe terapiste e seksit në Maryland. “Më së shpeshti, kur shumë njerëz vijnë, ose njëri, ose të dy partnerët e dinë se diçka nuk është në rregull”, tha Robinson. “Mbase nuk janë aq të lumtur sa ishin dikur. Mund ta ndjenjë që diçka po mungon. Grindjet e tyre po ndodhin më shpesh, dhe shpesh është e njëjta grindje, pa ndonjë zgjidhje.” 

Por nganjëherë situata është më e vështirë. Një mosbalanc i madh në sasinë e punës emocionale që e ndajnë dy njerëz “mund të çojë në lodhje psikike, ngopje, apati, indinjatë, madje edhe përbuzje,” tha Dr. Andice Hargons, Ph.D., asistente në Universitetin Kentucky dhe psikologe e licensuar.

Ajo tha se janë disa pyetje që mund t’i shtroni për ta përcaktuar se cili partner po kryen më shumë punë emocionale. Kur një fëmijë sëmuret, kë e kërkon ai apo ajo? Kur fillon ndonjë grindje, deri në çfarë mase përpiqet gruaja ta ruajë egon e burrit?

Të flisni me partnerin/en tuaj

Pasi që është identifikuar problem, duhet të flisni me partnerin/en tuaj se çfarë doni – dhe çfarë nuk jeni duke marrë. “Ua bëj të qartë të dyja palëve se secili prej nesh duhet të jemi përgjegjës/e për veten për kënaqësinë tone, për nevojat tona dhe për çfarë duam të shohim”, tha Robinson. “Mendoj se nganjëherë i marrim disa situate të caktuara si punë emocionale: ‘Nuk duhet as të pyes – ata duhet ta dinë.’ Dhe nganjëherë partneri/ja juaj nuk e di. Disa gjëra duhet vërtet t’i thoni.”

Robinson thotë se çiftet duhet ta përcaktojnë se si duan të ndihen apo si duan t’u ecën dita. Pastaj duhet të jenë në gjendje t’ia thonë këtë partnerit/es së tyre dhe të jenë të hapur/a ndaj marrëveshjeve. Edhe kontrollet janë kritike. Robinson sugjeron një bisedë 20 minutëshe në javë ku ju dhe partneri/ja juaj i diskutoni pyetjet qenësore: “A e kemi arritur qëllimin e caktuar? “A jemi ndjerë të stërngarkuar? “Si mund të të mbështes më mirë?”, tha Robinson. 

Të kërkoni përkrahje të jashtme

Nganjëherë duhet dikush i jashtëm që është neutral për ta ofruar një perspektivë. Ta vizitoni një therapist/e çiftesh mund të jetë zgjedhje e mrekullueshme nëse ju dhe partneri/ja juaj jeni duke kërkuar një zonë pa paragjykime për të biseduar për sfidat tuaja dhe të pranoni udhëzime konkrete se si t’i barazoni çfarëdo mospërputhjesh në në punë. Hargons tha se terapia e çifteve mund t’i ndihmojë personit që merr përsipër më pak punë emocionale që t’i identifikojë dhe t’i komunikojë më mirë nevojat e tij/saj dhe të mësojë si t’i përmbushë nevojat e veta emocionale.”

“Kjo mund t’i ndihmojë personit që merr përsipër më shumë punë emocionale ta kuptojë se si erdhi në përfundimit se këto ishin përgjegjësi e veta, dhe të fillojë të heqë dorë nga disa aspekte që nuk i shërbejnë mirë.”

Por sipas Robinson, kjo mund të realizohet vetëm në marrëdhënie që krijohen në rrafshe të barabarta, e jo në ato abuzive.

Ta bëni një listë të detyrave të punëve emocionale

Në formë e punës emocionale është t’ia rikujtoni partnerit/es që të bëjë diçka – e njohur edhe si bezdisje. Për ta shmangur zemërimin që vjen nga bezdisja, dhe për t’u ndihmuar të dy partnerëve ta kuptojnë se si duket ndarja e re e punëve të tyre, shumë terapistë/e çiftesh sugjerojnë që të krijohet një listë e detyrave. Njëjtë me listën e punëve të shtëpisë, kjo listë e detyrave mund t’i ndajë punët emocionale më të diskutueshme ndërmjet partnerëve për ndarje të qartë të roleve. Mbase njëri partner e zbraz enëlarësen, e mbikëqyr kohën e detyrave të shtëpisë dhe shkruan letra falënderimi, ndërsa tjetri i paguan faturat, merret me kohën e gjumit dhe jua rikujton fëmijëve t’i thërrasin gjyshërit. 

Të fokusoheni të ndryshimin e personit që mund ta kontrolloni: vetveten

Nëse partneri/ja juaj nuk mundet apo nuk dëshiron të bëjë marrëveshje për këto detyra, ende ka mundësi ta ndryshoni jobalancin në punët emocionale. “E bukura e dinamikës së çifteve është që nëse njëri person ndryshon, çifti ka ndryshuar”, tha Hargons. “Nëse personi që merr prësipër më shumë punë emocionale ndjek terapi individuale dhe mëson se si të heqë dorë nga disa prej përgjegjësive të punës emocionale, personi tjetër ka zgjidhje ose ta gjejë një partner/e tjetër, ose të fillojë të merret me nevojat e tyre emocionale dhe nevojat e familjes në një mënyrë tjetër.” Por nëse njëri partner nuk dëshiron t’u përshtatet ndryshimeve të tjetrit, ai/ajo që merr përsipër më shumë punë emocionale mund të zgjedhë të largohet, tha ajo.

Nga: Britni de la Cretaz për The New York Times

Ky artikull është përkthyer nga SIT në kuadër të nismës “Aksione në komunitet për të promovuar lejen prindërore” në kuadër të projektit “Dialog social për drejtësi shoqërore” që implementohet nga Demokraci për zhvillim [Democracy for Development (D4D)], financohet nga Qendra Ndërkombëtare Olof Palme International Center dhe mbështetet nga Qeveria Suedeze.

en_USEnglish