SIT and Talk: A po ndryshon koncepti i atësisë në Kosovë? | 1 qershor në ora 16:00 – 17:30

Prindërimi aktiv është i vështirë sidomos në shoqëri si kjo e jona ku rolet tradicionale gjinore janë ende prezente dhe të fuqishme. Këto role rëndojnë barrën e nënave, duke i shtuar përgjegjësitë e tyre në kujdesje dhe rritje të fëmijëve, mirëpo rëndojnë edhe baballarët duke i kufizuar ata në anagzhimin e tyre për afërsi, dashuri, përkujdesje dhe rritje të fëmijëve. 

Hapa të rëndësishëm për një familje të shëndetshme, të barabartë dhe të lumtur janë angazhimi i burrave dhe grave për t’u bërë prindër aktivë si dhe sfidimi i roleve tradicionale gjinore bashkë me ndryshime në nivelin institucional. Atësia e shëndetshme ndikon pozitivisht jo vetëm për zhvillimin e fëmijëve, por edhe për të dy prindërit dhe për funksionim më të mirë të familjes. 

Të hënën, nga ora 16:00 do të bashkëbisedojmë në lidhje me definimin e atësisë në kulturën tonë, si ndikon riformësimi i këtij roli, sa i rëndësishëm është angazhimi i baballarëve në prindërim pozitiv, ballafaqimi me barrierat shoqërore dhe institucionale e shumë çështje të tjera. Njëherësh, në këtë diskutim do të shfaqen të gjeturat nga anketimi “Sa merren baballarët me rritjen dhe kujdesin ndaj fëmijëve?” dhe praktikat e mira të angazhimit të baballarëve.

Qëllimi i përgjithshëm i këtij aktiviteti është të rritet ndërgjegjësimi i publikut më të gjerë për përkujdesjen e fëmijëve, që është ende një çështje që duhet diskutuar dhe adresuar.

Folës/e:

Dr. Visare Mujko-Nimani – Udhëheqëse e Programit nëUNFPA, zyra në Kosovë;

Karin Hernmarck Ahliny – Ambasadore e Suedisë në Kosovë;

Valëza Zogjani – Hulumtuese e Politikave dhe Menaxhere e Projektit në Demokraci për Zhvillim (D4D)

Avdi & Qefsere Gashi – Prindër.

Për t’u bërë pjesë e diskutimit, regjistrohuni këtu: https://forms.gle/MLDzyhnUV8ntSz138

Ky diskutim shënon Ditën Globale të Prindërve dhe implementohet nga SIT në kuadër të Koalicionit K10, dhe mbështetet nga UNFPA Kosovo.

en_USEnglish