Diskutimi: Dhuna seksuale dhe sfidat për ta adresuar atë
Nga pyetësori i zhvilluar me 500 studentë të Universitetit të Prishtinës (UP), 77,7% e tyre thanë se nuk e dinë se a ka UP-ja ndonjë rregullore për ngacmimet seksuale.

Diskutimi i mbajtur sot në kuadër të shënimit të muajit prill për Vetëdijësimin për Dhunën Seksuale, mund ta gjeni këtu: https://www.facebook.com/SITccssr/videos/2879898152079730/
I falenderojmë shumë folëset:
Ariana Qosaj-Mustafa – Drejtore e programit dhe hulumtuese e lartë në Institutin Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave – KIPRED; Anëtare e grupit punues për rregulloren e brendshme për ngacmimet seksuale në UP;
Bergita Curri – Specialiste e mjekësisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore;
Rina Kika – Avokate; Pjesëmarrëse në procesin e hartimit të Rregullores për Mbrojtje nga Ngacmimi Seksual; dhe të gjithë juve që ishit pjesë e këtij diskutimi!
Të mërkurën diskutuam bashkë në përpjekje për të problematizuar fenomenin e dhunës seksuale në Kosovë, informimin e të rinjve – sidomos studentëve të Universitetit të Prishtinës se çfarë është, si po trajtohet, dhe ku duhet adresuar dhuna seksuale.
Ky diskutim u zhvilloa poashtu për të shënuar prillin si muajin për Vetëdijësimin për Dhunën Seksuale me aktivitete që në kushtet e tanishme të punës mund të përçojnë mesazhin e synuar, atë të parandalimit dhe dënimit të dhunës seksuale.
Ky diskutim u realizua në kuadër të projektit “Burrat dhe djemtë si partnerë në promovimin e barazisë gjinore dhe parandalimin e dhunës dhe ekstremizmit tek të rinjtë në Ballkan”, implementuar nga CARE International Balkans në partneritet me SIT dhe YMCA in Kosovo dhe mbështetur nga Austrian Development Agency dhe Fondacioni Oak.
YMI – Young Men Initiative #CareInternational #CARE #AustriaDevelopmentAgency #OAKFoundation