Shërbime këshilluese online
Duke e marrë parasysh numrin e rritur të raportimit të dhunës në familje si shkak i izolimit, SIT ka zhvendosur seancat këshilluese edhe në platforma online në mënyrë që t’ju ndihmojmë në kalimin e kësaj situate dhe të parandalojmë e të evitojmë çdo formë të dhunës. Nëse ndjeheni se keni nevojë të këshilloheni përgjatë këtyre ditëve në lidhje me menaxhimin e emocioneve, stresit apo agresivitetit, ju lutem na kontaktoni!
Për më shumë informata lexoni këtu:
SIT – Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime ofron shërbime këshillimi për të ndihmuar personat të cilët dëmtojnë familjarët e tyre me fjalë apo me vepra të tjera.
Ne mund t’ju ndihmojmë:
– Në kuptimin e pasojave që shkakton dhuna që ju ushtroni tek familjarët tuaj;
– Në njohjen dhe marrjen e përgjegjësive për veprimet që ju kryeni;
– Në zhvillimin dhe përmirësimin e aftësive të komunikimit në çift;
– Në kontrollin dhe zbutjen e zemërimit;
– Në ndryshimin e sjelljes dhe zgjidhjen e konflikteve, pa përdorur dhunë.
Kush jemi ne?
Ne jemi degë e Qendrave së Këshillimit dedikuar dhunuesve. Një staf i diplomuar në degë të ndryshme: kryesisht në shkencat shoqërore, shkencat e komunikimit dhe në atë juridike.
Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime (SIT) është organizatë jo-qeveritare dhe jo-profitabile që ka për mision ofrimin e shërbimeve profesionale këshilluese, hulumtime në fusha të ndryshme, si dhe parandalimin e dukurive negative me qëllim të kontribuimit dhe të përmirësimit të shëndetit dhe mirëqenies sociale.
Çfarë ofrojmë:
•Ofrojmë një shërbim të specializuar dhe profesional në reduktimin, parandalimin dhe ndaljen e dhunës në familje;
•Ofrojmë shërbim falas për personat që shkaktojnë dhunë;
•Ne kontribojmë në luftën kundër dhunës në familje;
•Ne ofrojmë seanca këshillimi individuale dhe në grup me burrat dhe djemtë e dhunshëm si dhe referim në shërbimet të tjera të specializuara;
•Ne ofrojmë konfindencialitet të plotë për sa i përket çështjeve që diskutohen gjatë seancave;
•Ne ofrojmë mundësinë që këta burra dhe djem të dëgjohen me kujdes dhe të shprehen lirshëm pa u paragjykuar;
•Ne ofrojmë mënyra dhe teknika në menaxhimin e zemërimit;
Çfarë synojmë:
•Individi të kuptojë origjinën dhe burimin e dhunës;
•Individi të jetë i ndërgjegjshëm për veprimin që ka kryer;
•Individi të marrë përsipër përgjegjësinë e veprimit të tij;
•Së bashku me individin të ndërtojmë plane ndërhyrje për trajtimin e tij.
Shërbimet këshilluese tani po i mbajmë online, andaj nëse keni nevojë për këshillim në lidhje me menaxhim të emocioneve, stresit, depresionit apo për parandalim të dhunës – na kontaktoni!
SIT – Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime
M: +383 44 294 832
E: info@sit-ks.org
Facebook: https://www.facebook.com/SITccssr
Instagram: https://www.instagram.com/sit_center/
Ose ejani na vizitoni në qendren tonë (për të lënë një takim nga e hëna deri të premten nga ora 09:00 deri në oren 17:00).