{"id":961,"date":"2020-06-02T10:32:27","date_gmt":"2020-06-02T10:32:27","guid":{"rendered":"https:\/\/sit-ks.org\/?p=961"},"modified":"2020-06-02T10:32:27","modified_gmt":"2020-06-02T10:32:27","slug":"te-drejtat-e-pabarabarta-per-grate-ne-sportin-kosovar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/te-drejtat-e-pabarabarta-per-grate-ne-sportin-kosovar\/","title":{"rendered":"T\u00eb drejtat e pabarabarta p\u00ebr grat\u00eb n\u00eb sportin kosovar"},"content":{"rendered":"<p>Si n\u00eb shum\u00eb\nvende t\u00eb bot\u00ebs edhe n\u00eb Kosov\u00eb sporti konsiderohet ambasadori m\u00eb i mir\u00eb. Kjo u\nd\u00ebshmua m\u00eb s\u00eb miri viteve t\u00eb fundit, ku Kosova tregoi sukses nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb\nfusha t\u00eb ndryshme t\u00eb sportit. <\/p>\n\n\n\n<p>Majlinda\nKelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, jan\u00eb vet\u00ebm disa nga sportistet q\u00eb\nkan\u00eb shkruar histori dhe kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb Kosova t\u00eb njihet edhe m\u00eb shum\u00eb n\u00eb aren\u00ebn\nnd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p>Pas\nan\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb shum\u00eb organizata si: FIFA, UEFA, FIBA, KON (Komiteti Olimpik\nNd\u00ebrkomb\u00ebtar), \u00ebsht\u00eb zgjuar edhe m\u00eb shum\u00eb interesimi n\u00eb sport nga t\u00eb gjitha\ngjinit\u00eb. Por, sa t\u00eb barabarta jan\u00eb grat\u00eb dhe vajzat n\u00eb fush\u00ebn e sportit dhe sa\njan\u00eb t\u00eb integruara n\u00eb k\u00ebt\u00eb profesion kan\u00eb folur: Alba Merovci &#8211; gazetare\nsportive dhe nj\u00ebher\u00ebsh n\u00ebnkryetare e shoqat\u00ebs s\u00eb gazetar\u00ebve sportiv, Donjeta\nMorina &#8211; ish basketbolliste e Sigal Prishtin\u00ebs&nbsp;\ndhe Komuniteti Olimpik i Kosov\u00ebs (KOK).<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb t\u00eb\nkaluar\u00ebn kan\u00eb ndikuar faktor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm q\u00eb gruve dhe vajzave t\u2019u imponohet\nprofesioni, por kjo nuk ka ndodhur me ish basketbollisten e Sigal Prishtin\u00ebs,\nDonjeta Morin\u00ebn e cila e ka ushtruar k\u00ebt\u00eb profesion qysh nga mosha 13 vje\u00e7are.<\/p>\n\n\n\n<blockquote class=\"wp-block-quote is-layout-flow wp-block-quote-is-layout-flow\"><p><em>\u201cKam fillu qysh n\u00eb mosh\u00ebn 13 vje\u00e7are edhe direkt n\u00eb kategorit\u00eb e super lig\u00ebs. Nuk kam pasur paragjykime, p\u00ebrkundrazi m\u00eb kan\u00eb p\u00ebrkrahur kur e kan\u00eb par\u00eb se sa shum\u00eb e dua si sport. N\u00eb periudh\u00ebn kur kam qen\u00eb aktive n\u00eb basketboll ka pasur shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi sa i p\u00ebrket an\u00ebs financiare, problemet me salla, st\u00ebrvitje, pagesa mujore, kurse tani interesimi \u00ebsht\u00eb rritur\u201d<\/em>, thot\u00eb Donjeta Morina.<\/p><\/blockquote>\n\n\n\n<p>Se sa \u00ebsht\u00eb\nsfidues si profesion dhe sa ka gjetur hap\u00ebsir\u00eb n\u00eb gazetarin\u00eb sportive, Alba\nMerovci \u00ebsht\u00eb shprehur se \u201cinkuadrimi i grave dhe vajzave n\u00eb sport ka ndikim\ndominant n\u00eb sportin vendor dhe at\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Prezenca e tyre n\u00eb sport\nndikon pozitivisht n\u00eb rritjen e p\u00ebrfshirjes s\u00eb tyre m\u00eb t\u00eb madhe.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo shton se\npo b\u00ebhen kat\u00ebr vite q\u00eb kur ushtron profesionin e gazetares dhe diplomoi n\u00eb\nMedia dhe Komunikim.<\/p>\n\n\n\n<blockquote class=\"wp-block-quote is-layout-flow wp-block-quote-is-layout-flow\"><p><em>\u201cE p\u00ebrmenda k\u00ebt\u00eb fakt n\u00eb fillim p\u00ebr t\u00eb treguar se ne (gazetar\u00ebt e sportit) ushtrojm\u00eb profesionin p\u00ebr t\u00eb cilin jemi shkolluar. Fillimet jan\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira n\u00eb \u00e7do fush\u00eb, sidomos gazetaria \u00ebsht\u00eb profesion q\u00eb lidhesh emocionalisht me t\u00eb, sidomos gazetaria sportive dhe pavar\u00ebsisht paragjykimeve t\u00eb b\u00ebn t\u00eb mos dor\u00ebzohesh vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur k\u00ebt\u00eb pun\u00eb e b\u00ebn me hapa t\u00eb sigurt dhe pa kthim mbrapa. Un\u00eb personalisht kam v\u00ebrejtur q\u00eb \u00e7do vit ka vet\u00ebdij\u00ebsim t\u00eb njer\u00ebzve p\u00ebrball\u00eb gazetar\u00ebve t\u00eb sportit, n\u00eb baz\u00eb reagimeve q\u00eb pranojm\u00eb\u201d<\/em>, ka th\u00ebn\u00eb Merovci.<\/p><\/blockquote>\n\n\n\n<p>Paragjykimet\nt\u00eb cilat shoq\u00ebria i shpreh p\u00ebr grat\u00eb dhe vajzat dhe se sa duhet sporti t\u00eb jet\u00eb\nedhe profesion i gruas n\u00eb vendin ton\u00eb &#8211; kan\u00eb qen\u00eb mjaft t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n\n\n\n<blockquote class=\"wp-block-quote is-layout-flow wp-block-quote-is-layout-flow\"><p><em>\u201cParagjykimit nuk do t`i shp\u00ebtojm\u00eb asnj\u00ebher\u00eb, por vet\u00eb fakti se sot shumica e redaksive t\u00eb sportit n\u00eb mediumet tona, p\u00ebrb\u00ebhen t\u00eb pakt\u00ebn nga nj\u00eb gazetare ose prezantuese grua si dhe numri i gazetar\u00ebve t\u00eb sportit \u00e7do vit po rritet si n\u00eb Shqip\u00ebri ashtu edhe n\u00eb Kosov\u00eb, at\u00ebher\u00eb kjo mund t\u00eb mirret si baz\u00eb p\u00ebr pranimin ton\u00eb n\u00eb shoq\u00ebri dhe vet\u00ebdij\u00ebsimin e audienc\u00ebs\u201d<\/em>, tha ajo.<\/p><\/blockquote>\n\n\n\n<p>N\u00eb shtator t\u00eb\nvitit 2019 n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb formuar shoqata e gazetar\u00ebve t\u00eb sportit me q\u00ebllim q\u00eb\nt\u00eb informoj\u00eb dhe promovoj\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb sportin kosovar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb shoqat\u00eb jan\u00eb\nvotuar Alba Merovci si n\u00ebnkryetare e shoqat\u00ebs dhe Q\u00ebndresa Krelani si an\u00ebtare e\nbordit. Kjo tregon pak m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb barazi gjinore e cila ka filluar t\u00eb\np\u00ebrmisohet jo vet\u00ebm n\u00eb sport por edhe n\u00eb profesionet e tjera.<\/p>\n\n\n\n<p>Institucionet\ne vendit kan\u00eb ndikim dhe rol t\u00eb madh n\u00eb inkuadrimin dhe fuqizimin e gruas n\u00eb\nsport. Ministria e Kultur\u00ebs, Rinis\u00eb dhe Sportit n\u00eb faqen e saj zyrtare mkrs-ks.org\nka t\u00eb krijuar nj\u00eb faqe t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ku ka t\u00eb dh\u00ebna rreth sportit t\u00eb grave. N\u00eb at\u00eb\ndritare mund t\u00eb shohim politik\u00ebn programuese t\u00eb sporti t\u00eb grave ku p\u00ebr q\u00ebllim\nkan\u00eb: p\u00ebrkrahjen materiale t\u00eb klubeve t\u00eb reformuara n\u00eb baz\u00eb t\u00eb akteve\nn\u00ebnligjore, dhe konform me rregulloret e federatave sportive, mb\u00ebshtetjen\nmateriale p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsueset e grave, mb\u00ebshtetje p\u00ebr seminare p\u00ebr trajnere,\ngjyqtare etj. K\u00ebto metoda dhe strategji shihen se jan\u00eb miratuar koh\u00ebve t\u00eb\nfundit.<\/p>\n\n\n\n<blockquote class=\"wp-block-quote is-layout-flow wp-block-quote-is-layout-flow\"><p>Merovci thot\u00eb se: <em>\u201csa i p\u00ebrket inkuadrimit t\u00eb grave si n\u00eb l\u00ebmin\u00eb e sportit po ashtu edhe n\u00eb l\u00ebmit\u00eb e tjera, mund t\u00eb thuhet se mbetet shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar, pra grat\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshira mjaftuesh\u00ebm n\u00eb sport. Inkuadrimi mendohet t\u00eb jet\u00eb si n\u00eb rolin e sportisteve po ashtu edhe n\u00eb menaxhimin dhe administrimin e tij\u201d.<\/em><\/p><\/blockquote>\n\n\n\n<p>Ajo shton se\ni takon edhe shoq\u00ebris\u00eb civile q\u00eb t\u00eb avokoj\u00eb dhe insistoj\u00eb q\u00eb p\u00ebrmes mediave t\u00eb\nndikojn\u00eb n\u00eb institucionet shtet\u00ebrore q\u00eb dominohen nga burrat&nbsp; q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb grat\u00eb n\u00eb sport dhe t\u00eb\npunojn\u00eb n\u00eb masivizimin e sportit n\u00eb Kosov\u00eb dhe shpreson q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhm\u00ebn t\u00eb\nshtrohet kujdes m\u00eb i madh p\u00ebr sportin t\u00eb cilit sukseset nuk i mungojn\u00eb si n\u00eb\nvend ashtu edhe n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p>Agjencioni i\nStatistikave t\u00eb Kosov\u00ebs (ASK) n\u00eb hulumtimin e fundit t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb vitin 2013 ka\nnxjerr\u00eb si rezultat se n\u00eb Kosov\u00eb ka gjithsej 25% sportiste gra nd\u00ebrsa 75% sportist\u00eb\nburra, e sa i p\u00ebrket pun\u00ebsimit n\u00eb klube sportive ka gjithsej 16% gra t\u00eb\npun\u00ebsuara dhe 84% burra.<\/p>\n\n\n\n<p>Lorik Jashanica, gazetar sportiv, ka folur rreth integrimit t\u00eb grave n\u00eb sport dhe se gazetaria sportive nuk \u00ebsht\u00eb profesion i \u201cburrave\u201d.<\/p>\n\n\n\n<blockquote class=\"wp-block-quote is-layout-flow wp-block-quote-is-layout-flow\"><p><em>\u201cInteresimi i grave p\u00ebr t`u inkuadruar n\u00eb gazetari sportive \u00ebsht\u00eb rritur ndjesh\u00ebm n\u00eb vitet e fundit n\u00eb vendin ton\u00eb. Padyshim se inkuadrimi i grave n\u00eb k\u00ebt\u00eb l\u00ebmi e rrit\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e sportit dhe e zhvillon m\u00eb tej gazetarin\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb. Para m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekade nuk ka pasur shum\u00eb gra\/vajza t\u00eb cilat jan\u00eb interesuar p\u00ebr gazetarin\u00eb sportive. Megjithat\u00eb, ai thekson se viteve te fundit ka filluar t\u00eb rritet prezenca e grave q\u00eb kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb hap\u00ebsir\u00eb n\u00eb redaksit\u00eb e mediumeve n\u00eb Kosov\u00eb e natyrisht se kjo ka ardhur si rezultat i interesimit t\u00eb tyre\u201d.<\/em><\/p><\/blockquote>\n\n\n\n<p>Jashanica ka\nfolur edhe p\u00ebr dukurin\u00eb e paragjykimeve q\u00eb \u00ebsht\u00eb mjaft e p\u00ebrhapur n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb\nton\u00eb. Ai thot\u00eb se nuk ka v\u00ebrejtur ndonj\u00eb paragjykim nga gazetar\u00ebt burra\nkundrejt gazetareve gra t\u00eb cilat p\u00ebrcjellin dhe punojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb informuar\npublikun.<\/p>\n\n\n\n<blockquote class=\"wp-block-quote is-layout-flow wp-block-quote-is-layout-flow\"><p><em>\u201cUn\u00eb zakonisht shoh shum\u00eb gazetare gra n\u00eb shkall\u00ebt e stadiumeve t\u00eb ndryshme dhe kjo m\u00eb b\u00ebn t\u00eb ndihem shum\u00eb mir\u00eb, pasi ky nuk \u00ebsht\u00eb profesion i \u201cburrave\u201d por \u00ebsht\u00eb profesion i t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb e duan sportin dhe e b\u00ebjn\u00eb me pasion pun\u00ebn e raportimit tek audienca\u201d<\/em>, thot\u00eb ai.<\/p><\/blockquote>\n\n\n\n<p>Jashanica\nbeson se grat\u00eb duhet t\u00eb ken\u00eb t\u00eb drejta t\u00eb barabarta me t\u00eb gjith\u00eb gazetar\u00ebt e\ntjer\u00eb burra dhe nuk duhet t\u2019u cenohet liria apo e drejta p\u00ebr t\u00eb ushtruar\nprofesionin e tyre n\u00eb asnj\u00eb stadium, palest\u00ebr apo kudo q\u00eb ato d\u00ebshirojn\u00eb ta\npraktikojn\u00eb pun\u00ebn e tyre. Nj\u00eb qasje e till\u00eb si e Jashanic\u00ebs, n\u00eb fakt do t\u00eb\nishte dashur t\u00eb ndjekej nga secili gazetar tjet\u00ebr duke e marr\u00eb parasysh\nndikimin e gazetar\u00ebve n\u00eb forimimin e mendimit t\u00eb audienc\u00ebs por edhe t\u00eb vet\u00eb\ngazetar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<blockquote class=\"wp-block-quote is-layout-flow wp-block-quote-is-layout-flow\"><p><em>\u201cKontributi i grave n\u00eb \u00e7do sfer\u00eb sportive \u00ebsht\u00eb i mjaft i madh dhe shum\u00eb efektiv, n\u00eb vitet e ardhshme pritet q\u00eb t\u00eb&nbsp; rritet akoma m\u00eb shum\u00eb interesimi dhe angazhimi i pun\u00ebsimit&nbsp; t\u00eb&nbsp; grave n\u00eb sport\u201d<\/em>, u shpreh Lorik Jashanica. <\/p><\/blockquote>\n\n\n\n<p>Komiteti\nOlimpik i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb shprehur se sukseset e sportit Kosovar n\u00eb aren\u00ebn\nnd\u00ebrkomb\u00ebtare kan\u00eb ardhur kryesisht nga grat\u00eb\/vajzat. N\u00eb pes\u00eb vite t\u00eb\nan\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Komitetit Olimpik t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb (KOK), Kosova num\u00ebron 11\nmedalje nd\u00ebrkomb\u00ebtare, prej tyre 9 jan\u00eb fituar nga grat\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>Medalja e\nart\u00eb dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja p\u00ebr vendin ton\u00eb, \u00ebsht\u00eb ajo e fituar n\u00eb Loj\u00ebrat\nOlimpike RIO 2016, nga xhudistja Majlinda Kelmendi. Nd\u00ebrsa kat\u00ebr medalje t\u00eb\ntjera (nj\u00eb e art\u00eb, nj\u00eb e argjendt\u00eb, dy t\u00eb bronzta) n\u00eb Loj\u00ebrat Evropiane Baku 2015\ndhe Minsk 2019, q\u00eb t\u00eb gjitha jan\u00eb fituar nga grat\u00eb n\u00eb sportin e xhudos:\nMajlinda Kelmendi, Nora Gjakova (2) dhe Loriana Kuka. Nj\u00eb medalje e bronzt\u00eb n\u00eb\nLoj\u00ebrat Olimpike p\u00ebr t\u00eb Rinj \u2013 xhudistja Erza Muminoviq, nj\u00eb medalje e art\u00eb n\u00eb\nFestivalin Olimpik Evropian p\u00ebr t\u00eb Rinj \u2013 Muhamet Ramadani (atlet), kat\u00ebr\nmedalje, (tri t\u00eb arta, nj\u00eb e argjendt\u00eb) n\u00eb Loj\u00ebrat Mesdhetare \u2013 Nora Gjakova,\nDistria Krasniqi, Akil Gjakova dhe Loriana Kuka. N\u00eb Bordin Ekzekutiv t\u00eb\nKomitetit Olimpik t\u00eb Kosov\u00ebs (KOK), nga gjithsejt 15 an\u00ebtar\u00eb, pes\u00eb sosh jan\u00eb\ngra. <\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr t\u00eb marr\u00eb\npjes\u00eb n\u00eb Asamblen\u00eb e KOK-ut, federatat an\u00ebtare duhet t\u00eb ken\u00eb s\u00eb paku nj\u00eb grua\nn\u00eb Asamble nga tre ose dy an\u00ebtar\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs. Sa i p\u00ebrket federatave dhe\npjes\u00ebmarrjen e grave n\u00eb vendimmarrje, p\u00ebrqindja e grave n\u00eb Bord Ekzekutiv \u00ebsht\u00eb\nprej 10-30%. <\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb pozitat\nvendimmarr\u00ebse t\u00eb federatave, momentalisht kemi pes\u00eb gra q\u00eb jan\u00eb sekretare t\u00eb\np\u00ebrgjithshshme t\u00eb federatave dhe ato jan\u00eb: Elvira Dushku &#8211; Federata e\nBasketbollit e Kosov\u00ebs, Fjolla Ibishi \u2013 Federata e Tenisit e Kosov\u00ebs, Luljeta\nRe\u00e7ica \u2013 Federata Skitare e Kosov\u00ebs, Venita Smakaj \u2013 Federata e Sportit\nUniversitar t\u00eb Kosov\u00ebs, Njom\u00ebza Emini &#8211; kryetare e Komitetit Paralimpik t\u00eb\nKosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke par\u00eb\nsuksesin e madh t\u00eb vajzave dhe grave kosovare n\u00eb sportin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, l\u00eb t\u00eb\nkuptojm\u00eb se barazia gjinore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr shtyllat kryesore t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie\ndhe vlerave t\u00eb asaj shoq\u00ebrie. Prandaj ne duhet t\u00eb investojm\u00eb dhe t\u00eb promovojm\u00eb\nsa m\u00eb shum\u00eb barazin\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>Krijimi i\nkushteve dhe mund\u00ebsive t\u00eb barabarta p\u00ebr t\u00eb gjitha gjinit\u00eb pa dallime ndikon pozitivisht\nn\u00eb \u00e7do sfer\u00eb t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie. Vajzave dhe grave duhet t`iu mund\u00ebsojm\u00eb vende t\u00eb\nlira pune dhe kushte p\u00ebr zhvillimin e tyre n\u00eb sport. <\/p>\n\n\n\n<p>Pra,\nkontributi i grave dhe vajzave duhet t\u00eb jet\u00eb i gjithansh\u00ebm n\u00eb sportin ton\u00eb dhe\njo t\u00eb kufizohen aktivitetet dhe idet\u00eb e tyre p\u00ebr shkak t\u00eb mos plot\u00ebsimit t\u00eb\nkushteve elementare t\u00eb cilat mungojn\u00eb tek ne e mbi t\u00eb gjitha barrierat gjinore\nq\u00eb ato i hasin. <\/p>\n\n\n\n<p>Sporti vendor duhet t\u00eb promovohet sa m\u00eb shum\u00eb n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare por p\u00ebr promovimin e tij duhen investime t\u00eb m\u00ebdha dhe p\u00ebrkrahje edhe nga institucionet e vendit. <\/p>\n\n\n\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter is-resized\"><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/lh5.googleusercontent.com\/fb0BKEq6Hm3GXZ1aVDDRc6lIqCLeD7raRfZeb2kzaagNyVOqQ7gHB-hRHhJkeeHYJhWz-2Pr7X29ZgIqO2VuP_tpKCxaJCMipL-UQGNFfuZA6sZeqa-CociZUbfrSzeJzlM34Owu\" alt=\"\" width=\"309\" height=\"254\"\/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<blockquote class=\"wp-block-quote is-layout-flow wp-block-quote-is-layout-flow\"><p><strong><em>Mbi autoren:\u00a0 Florina Imeri \u00ebsht\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb programin \u201cGazetaria Transformuese\u201d q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e projektit \u201cMb\u00ebshtetja e mediave dhe gazetaris\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, financuar nga zyra e Bashkimit Evropian n\u00eb Kosov\u00eb dhe realizuar nga Kosovo 2.0, CEL dhe QKSGJ dhe q\u00eb implementohet nga SIT dhe KosovaLive.<\/em><\/strong><\/p><\/blockquote>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Si n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb bot\u00ebs edhe n\u00eb Kosov\u00eb sporti konsiderohet ambasadori m\u00eb i mir\u00eb. Kjo u d\u00ebshmua m\u00eb s\u00eb miri viteve t\u00eb fundit, ku Kosova tregoi sukses nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme t\u00eb sportit. Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, jan\u00eb vet\u00ebm disa nga sportistet q\u00eb kan\u00eb shkruar histori dhe kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb Kosova [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":3,"featured_media":834,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[],"class_list":["post-961","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-blogs"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/961","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=961"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/961\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":977,"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/961\/revisions\/977"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/834"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=961"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=961"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=961"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}