{"id":879,"date":"2020-04-24T16:16:36","date_gmt":"2020-04-24T16:16:36","guid":{"rendered":"https:\/\/sit-ks.org\/?p=879"},"modified":"2020-04-24T16:16:36","modified_gmt":"2020-04-24T16:16:36","slug":"politikanet-sot-pertej-kuotes-gjinore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/politikanet-sot-pertej-kuotes-gjinore\/","title":{"rendered":"Politikanet sot p\u00ebrtej kuot\u00ebs gjinore"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb jet\u00ebn shoq\u00ebrore e politike n\u00eb Kosov\u00eb, barazia gjinore \u00ebsht\u00eb tem\u00eb e pashmangshme e cila \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00ebra nd\u00ebr themelet p\u00ebr funksionimin e nj\u00eb shteti demokratik. Grat\u00eb n\u00eb politik\u00eb duke sfiduar kuot\u00ebn gjinore p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb thuajse gjusm\u00ebn e popullsis\u00eb, nd\u00ebrsa barazia n\u00eb pozitat vendimmarr\u00ebse n\u00eb \u00e7do nivel nuk \u00ebsht\u00eb aspak n\u00eb nivelin e duhur.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas hulumtimit,<a href=\"https:\/\/eeas.europa.eu\/sites\/eeas\/files\/womens_participation_sq.pdf\"> \u201cPjes\u00ebmarrja e grave n\u00eb vendimmarrje n\u00eb Kosov\u00eb\u201d<\/a> nga Koalicioni p\u00ebr t\u00eb drejta t\u00eb barabarta p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb (ERAC), thuhet se Ligji p\u00ebr Barazi Gjinore (LBGJ) n\u00eb vitin 2016 ishte n\u00eb zbatim shum\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, si nga institucionet q\u00ebndrore po ashtu dhe nga ato lokale, ku n\u00eb Qeveri p\u00ebrfaq\u00ebsimi i grave si t\u00ebr\u00ebsi, n\u00ebp\u00ebr ministri dhe Zyr\u00ebn e Kryeministrit ishte vet\u00ebm 40.6%.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb zgjedhjet e fundit, ato t\u00eb 6 tetorit, kemi pasur ndryshime t\u00eb shumta, s\u00eb pari fitorja e opozit\u00ebs p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb q\u00eb prej shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, shtuar k\u00ebtu edhe numrin historik t\u00eb grave n\u00eb vendimmarrje, i cili \u00ebsht\u00eb m\u00eb i larti q\u00ebqen\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjithashtu, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb Kuvendi i Kosov\u00ebs ka nj\u00eb Kryeparlamentare, Vjosa Osmani-Sadriu. Nd\u00ebrsa, grat\u00eb e tjera me pozita t\u00eb larta jan\u00eb: Rozeta Hajdari dhe Albulena Haxhiu nga radh\u00ebt e L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje! (LVV) t\u00eb cilat drejtojn\u00eb Ministrin\u00eb e Zhvillimit Ekonomik, p\u00ebrkat\u00ebsisht Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb. E nga radh\u00ebt e Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (LDK) jan\u00eb: Hykmete Bajrami dhe Vlora Dumoshi q\u00eb jan\u00eb n\u00eb krye t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit, Shkenc\u00ebs, Teknologjis\u00eb dhe Inovacionit, p\u00ebrkat\u00ebsisht Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs, Rinis\u00eb dhe Sportit. Poashtu, edhe nga partit\u00eb e komuniteteve pakic\u00eb, Emilja Redzepi, nga Partia e Re Demokratike Boshnjake (PRDB), udh\u00ebheq Ministrin\u00eb e Pushtetit Lokal.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/lh3.googleusercontent.com\/UZ3zuSMnLNb3rnFMlmXyBNcN1rzaZn4pHw5GMxriHkJkHxUG2LIqgqJIm-mxSmwHJDPyMoKPug2iAiakRy0hxd2HgflZkI2rVducrcxlTliiC77A3T4vzZB85cb4IQGaS7W9HBeh1s3Hf4nlLQ\" alt=\"\"\/><\/figure>\n\n\n\n<p><strong>Kuota gjinore \u2013 problem apo zgjidhje n\u00eb Kosov\u00eb?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Kuota gjinore e vendosur n\u00eb Kosov\u00eb siguron p\u00ebrfaq\u00ebsimin e 30% t\u00eb grave n\u00eb listat zgjedhore p\u00ebr partit\u00eb individuale, si dhe brenda Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs. Aktualisht jan\u00eb t\u00eb em\u00ebruara 38 deputete &#8211; n\u00eb Kuvendin e ardhsh\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs, megjith\u00ebse kjo mund t\u00eb ndryshoj\u00eb me em\u00ebrimin e z\u00ebvend\u00ebsministrave.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke pasur parasysh se shum\u00eb vende demokratike e aplikojn\u00eb n\u00eb forma t\u00eb ndryshme kuot\u00ebn gjinore, Albert Krasniqi, nga Instituti Demokratik i Kosov\u00ebs, pohon se Kosova duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb ta aplikoj\u00eb at\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se gjysma e vendeve t\u00eb bot\u00ebs sot p\u00ebrdorin lloje t\u00eb kuotave p\u00ebr ul\u00ebset n\u00eb parlament.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cMarr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb numrin e vog\u00ebl t\u00eb grave n\u00eb politik\u00eb, jan\u00eb duke u rritur thirrjet p\u00ebr aplikim t\u00eb metodave m\u00eb efektive p\u00ebr t\u00eb arritur balanc\u00ebn gjinore n\u00eb institucionet publike. Aplikimi i kuotave \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm i till\u00eb. Edhe n\u00eb Kosov\u00eb, aplikimi i kuot\u00ebs \u00ebsht\u00eb treguar i suksessh\u00ebm. Pas secilit cik\u00ebl zgjedhor, numri i grave t\u00eb cilat jan\u00eb zgjedhur deputete n\u00eb Kuvend pa pasur nevoj\u00eb p\u00ebr kuot\u00eb gjinore \u00ebsht\u00eb rritur&#8221;<\/em>, tha Krasniqi.<\/p>\n\n\n\n<p>Krasniqi theksoi faktin q\u00eb vendet me demokraci t\u00eb brisht\u00eb, duhet ta plot\u00ebsojn\u00eb kuot\u00ebn p\u00ebr grat\u00eb n\u00eb qeverisje.<\/p>\n\n\n\n<p><em>&#8220;Duhet t\u00ebrhequr v\u00ebrejtjen se Kosova aplikon kuot\u00eb gjinore neutrale, pra nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr grat\u00eb, por n\u00eb rast t\u00eb nevoj\u00ebs mund t\u00eb aplikohet edhe p\u00ebr burrat. Po ashtu, kuota gjinore nuk duhet par\u00eb si nj\u00eb mas\u00eb e p\u00ebrhershme, por vet\u00ebm derisa t\u00eb arrihet efekti i synuar. Kuota \u00ebsht\u00eb e domosdoshme p\u00ebr vendet me demokraci t\u00eb brisht\u00eb, dhe ku faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb historik dhe t\u00eb tradit\u00ebs shoq\u00ebrore kan\u00eb qen\u00eb diskriminues ndaj p\u00ebrfshirjes s\u00eb grave n\u00eb politik\u00eb&#8221;, shtoi Krasniqi.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Ai m\u00eb tej thot\u00eb se kuota duhet t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohet vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur nuk \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, duke shtuar gjithnj\u00eb se duhet t\u00eb aplikohen masa edhe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb p\u00ebrfshirja e grave gjat\u00eb aktiviteteve t\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e madhe.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrpos k\u00ebtyre, Krasniqi ka fjal\u00eb edhe p\u00ebr diskriminimin ndaj grave n\u00eb fushatat zgjedhore, duke e konsideruar si t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebrfshirjen e tyre.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cPo ashtu, grat\u00eb jan\u00eb t\u00eb diskriminuara edhe sa i p\u00ebrket paraqitjes n\u00eb medie dhe fondeve t\u00eb cilat i kan\u00eb n\u00eb dispozicion p\u00ebr t\u00eb financuar fushat\u00ebn zgjedhore. Andaj, deri n\u00eb arritjen e zgjedhjes s\u00eb t\u00eb pak\u00ebn 30 % t\u00eb grave n\u00eb Kuvend pa pasur nevoj\u00eb p\u00ebr kuot\u00eb, \u00ebsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb partit\u00eb politike krahas saj, t\u00eb aplikojn\u00eb edhe kuota vullnetare n\u00eb listat e kandidat\u00ebve, duke pasur 50 % gra dhe 50 % burra, dhe renditje n\u00eb sistemin e zebr\u00ebs, q\u00eb \u00e7do i dyti kandidat t\u00eb jet\u00eb grua&#8221;, <\/em>thot\u00eb Krasniqi.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai gjithashtu njofton publikun se n\u00eb Legjislatur\u00ebn e shtat\u00eb t\u00eb Kuvendit, jan\u00eb 39 gra dhe 81 burra. Shprehur n\u00eb p\u00ebrqindje, 33 % gra dhe 68 % burra. Numri i grave t\u00eb zgjedhura me merit\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i larti ndonj\u00ebher\u00eb, ku 29 gra jan\u00eb zgjedhur n\u00eb baz\u00eb t\u00eb votave dhe 10 me ndihm\u00ebn e kuot\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"https:\/\/www.idpublications.org\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/Full-Paper-GENDER-QUOTE-IN-THE-KOSOVO-ELECTORAL-LAW.pdf\">UNMIK<\/a> -Misioni i Kombeve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Kosov\u00eb, ishte i pari q\u00eb aplikoi sistemin e kuotave n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb vitin 2000. P\u00ebrmes k\u00ebsaj kuote dhe aplikimin e formave t\u00eb ndryshme p\u00ebr nj\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb barazis\u00eb gjinore \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e mundur q\u00eb Kosova t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim prej 30 % t\u00eb grave n\u00eb qeverisje.<br><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Shpresa Kurteshi Emini, kryesuese e Kuvendit Komunal n\u00eb Gjilan nga radh\u00ebt e LDK-s\u00eb, ve\u00e7oi rolin e madh q\u00eb ka pasur kuota nd\u00ebr vite n\u00eb ngritjen e pozit\u00ebs s\u00eb gruas n\u00eb politik\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cKuota e p\u00ebrcaktuar n\u00eb 30 %, p\u00ebr rrethanat shoq\u00ebrore n\u00eb t\u00eb cilat ka vepruar politika kosovare ka qen\u00eb e domosdoshme, p\u00ebr arsye t\u00eb shumta, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsive t\u00eb pranohet gruaja n\u00eb veprim politik. Pavar\u00ebsisht se kuota \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrcaktuar, ka gra q\u00eb arrijn\u00eb q\u00eb pa nevoj\u00ebn e kuot\u00ebs t\u00eb dep\u00ebrtojn\u00eb, duke shkel\u00eb mbi \u00e7do barrier\u00eb, bashk\u00eb me aft\u00ebsit\u00eb dhe pun\u00ebn e tyre t\u00eb palodhshme\u201d<\/em>, thot\u00eb Kurteshi.<\/p>\n\n\n\n<p>Kurteshi nuk e mohoi faktin q\u00eb kuota e cila deri m\u00eb tani \u00ebsht\u00eb zbatuar ka qen\u00eb vet\u00ebm sa p\u00ebr &#8220;sy e faqe&#8221;, dhe se ajo kuot\u00eb \u00ebsht\u00eb zbatuar vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur nj\u00eb obligim ligjor.<\/p>\n\n\n\n<p><em>&#8220;Partit\u00eb politike kan\u00eb p\u00ebrpiluar listat sipas statuteve q\u00eb i kan\u00eb dhe duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb Ligjin e zgjedhjeve, i cili thot\u00eb se duhet t\u00eb kemi p\u00ebrfaq\u00ebsim gjinor jo m\u00eb pak se 30 %, nj\u00ebra ose tjetra gjini. P\u00ebrpos kuot\u00ebs gjinore, diskriminimi te grat\u00eb ka ardhur n\u00eb forma dhe vende t\u00eb ndryshme. Gruaja e diskriminuar nuk duhet t\u00eb hesht\u00eb asnj\u00ebher\u00eb, reagimi i saj duhet t\u00eb jet\u00eb i menj\u00ebhersh\u00ebm pa lejuar t\u00eb zhvillohet di\u00e7ka e till\u00eb&#8221;,<\/em> shtoi Kurteshi.<\/p>\n\n\n\n<p>Trendi i rritjes s\u00eb numrit t\u00eb deputeteve ka ardhur si pasoj\u00eb e ndryshimit q\u00eb pozita e gruas po p\u00ebson nd\u00ebr vite. K\u00ebt\u00eb vit, postin e deputeteve e kan\u00eb siguruar shum\u00eb gra pa nevoj\u00ebn e kuot\u00ebs gjinore.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjith\u00ebse numri i grave n\u00eb pozita udh\u00ebheq\u00ebse n\u00eb institucionet q\u00ebndrore \u00ebsht\u00eb n\u00eb rritje, aktualisht nuk ka as edhe nj\u00eb grua t\u00eb vetme q\u00eb sh\u00ebrben si kryetare n\u00eb ndonj\u00ebr\u00ebnprej 38 komunave t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Kuotat e vendosura nuk i pranon aspak dhe \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr tyre, Arb\u00ebresh\u00eb Kryeziu &#8211; Hyseni, deputete e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs nga LVV-ja.<\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cSa i p\u00ebrket kuotave, un\u00eb gjithmon\u00eb kam qen\u00eb kund\u00ebr. Nuk jam p\u00ebrkrah\u00ebse e kuotave, sepse mendoj q\u00eb jan\u00eb prodhim m\u00eb shum\u00eb i numrave sesa i cil\u00ebsis\u00eb. Besoj e kemi par\u00eb edhe vet\u00eb. Kuotat kan\u00eb sjell\u00eb gra deputete t\u00eb cilat, me p\u00ebrjashtime, por n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi nuk kan\u00eb qen\u00eb lobuese t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb grave dhe k\u00ebrkuese t\u00eb respektimit t\u00eb barazis\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi\u201d<\/em>, theksoi Hyseni.<\/p>\n\n\n\n<p>Deputetja nga radh\u00ebt e LVV-\u00ebs, theksoifaktin q\u00eb nga zgjedhjet e fundit parlamentare t\u00eb mbajtura n\u00eb Kosov\u00eb, ka pasur ngecje n\u00eb p\u00ebrqindjen e grave n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim.<\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cMegjithat\u00eb, duke e pasur parasysh gjendjen n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhemi si shtet, zhvillimin e shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment n\u00eb Kosov\u00eb, kuotat jan\u00eb m\u00ebse t\u00eb nevojshme. Por, nj\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb dhe progresive q\u00eb ka ndodhur s\u00eb fundmi, \u00ebsht\u00eb rezultati q\u00eb ka dalur nga zgjedhjet e fundit Parlamentare, ku kemi par\u00eb q\u00eb qytetar\u00ebt k\u00ebsaj here u kan\u00eb besuar shum\u00eb grave duke u dh\u00ebn\u00eb vot\u00ebn. Grat\u00eb deputete t\u00eb LVV-s\u00eb, q\u00eb t\u00eb gjitha kan\u00eb fituar mandatet pa pasur nevoj\u00eb t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb p\u00ebr llogaritje kuotimi gjinor&#8221;<\/em>, tha ajo.<\/p>\n\n\n\n<p>Diskriminimi n\u00eb politik\u00eb te grat\u00eb ka qen\u00eb i pranish\u00ebm dhe vazhdon t\u00eb jet\u00eb, k\u00ebshtu pohon edhe deputetja Kryeziu, duke ardhur me nj\u00eb zgjidhje racionale.<\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cP\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb l\u00ebvizje n\u00eb kuptimin e p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb k\u00ebsaj, duhet pun\u00eb e madhe dhe e pandalshme. Pjes\u00ebmarrja e grave n\u00eb tregun e pun\u00ebs \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e ul\u00ebt, \u00e7ka edhe pamund\u00ebson pavar\u00ebsimin ekonomik t\u00eb tyre. Zbatimi i politikave gjinore \u00ebsht\u00eb m\u00eb se i domosdosh\u00ebm dhe jo vet\u00ebm n\u00eb institucione apo politik\u00eb\u201d, <\/em>thot\u00eb Hyseni. <\/p>\n\n\n\n<p>Ajo shton se pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, kemi par\u00eb q\u00eb grat\u00eb, sot kan\u00eb rol \u00e7do her\u00eb e m\u00eb vendimmarr\u00ebs dhe \u00e7do her\u00eb e m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm sepse natyrisht, \u00ebsht\u00eb e pashmangshme, pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrgatitjes profesionale t\u00eb tyre.\u00a0<\/p>\n\n\n\n<p><em>&#8220;Sot, grat\u00eb kan\u00eb thyer tabut\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb dhe kan\u00eb treguar q\u00eb politika nuk njeh gjini, por k\u00ebrkon dije, vendosm\u00ebri, stabilitet dhe parime. Grat\u00eb\u00a0 jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb afta t&#8217;i p\u00ebrmbushin dhe t\u2019iu p\u00ebrmbahen k\u00ebtyre. Prandaj varet p\u00ebr subjektin t\u00eb cilin flasim dhe k\u00ebndv\u00ebshtrimi yn\u00eb nga \u00e7far\u00eb nisemi\u201d,<\/em> p\u00ebrfundoi Hyseni. <\/p>\n\n\n\n<p><strong>Shifra mbi p\u00ebrqindjen e grave n\u00ebp\u00ebr parti (L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs dhe Partia Demokratike e Kosov\u00ebs)<\/strong><br><\/p>\n\n\n\n<p>Duke marr\u00eb parasysh vet\u00ebm tri partit\u00eb q\u00eb kan\u00eb dalur t\u00eb parat n\u00eb dy pal\u00eb zgjedhet e fundit, shohim se kemi nj\u00eb diskriminim t\u00eb madh t\u00eb grave, sikurse n\u00eb fushata zgjedhore po ashtu edhe n\u00eb deputet\u00ebt e zgjedhur.<\/p>\n\n\n\n<p>Viti 2017 u karakterizua me dominim t\u00eb burrave nga tri partit\u00eb e p\u00ebrzgjedhura (LVV, LDK dhe PDK). LVV kishte 10 deputete, t\u00eb pasuara nga PDK me 8 dhe LDK kishte 6. Nd\u00ebrsa, burra ishin: 22 LVV, 18 LDK dhe 13 PDK . N\u00eb raport burra e gra ishin 53 burra dhe 24 gra.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga k\u00ebto zgjedhje q\u00eb lam\u00eb pas, n\u00eb tri partit\u00eb e para \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar nj\u00eb rritje e vog\u00ebl e deputeteve gra: 10 LVV, 9 LDK dhe 8 PDK\u201d, kemi gjithsej 27 deputete gra, nd\u00ebrsa 56 burra.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke marr\u00eb parasysh shifrat q\u00eb dol\u00ebn nga zgjedhjet e fundit t\u00eb mbajtura n\u00eb Kosov\u00eb dhe duke marr\u00eb parasysh pozit\u00ebn e gruas sot, n\u00eb legjislativ dhe ekzekutiv, e n\u00eb t\u00eb gjitha sferat e tjera shoq\u00ebrore e politike, mund t\u00eb themi se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar duksh\u00ebm krahasuar me vitet paraprake.<br><\/p>\n\n\n\n<p>Vjosa Osmani &#8211; Sadriu dhe Arb\u00ebrie Nagavci sot udh\u00ebheqin organin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror, Kuvendin, duke shtuar edhe edhe 5 nga 12 ministrit\u00eb q\u00eb udh\u00ebhiqen gjithashtu nga grat\u00eb. <br><\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter is-resized\"><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/sit-ks.org\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Uranik-Emini-1.png\" alt=\"\" class=\"wp-image-881\" width=\"223\" height=\"229\" srcset=\"https:\/\/sit-ks.org\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Uranik-Emini-1.png 652w, https:\/\/sit-ks.org\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Uranik-Emini-1-292x300.png 292w\" sizes=\"(max-width: 223px) 100vw, 223px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<blockquote class=\"wp-block-quote is-layout-flow wp-block-quote-is-layout-flow\"><p><strong><em>Mbi autorin:<\/em><\/strong><em> Uranik Emini \u00ebsht\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb programin &#8220;Gazetaria Transformuese&#8221; q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e projektit &#8220;Mb\u00ebshtetja e mediave dhe gazetaris\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut n\u00eb Kosov\u00eb&#8221;, financuar nga zyra e Bashkimit Evropian n\u00eb Kosov\u00eb dhe realizuar nga Kosovo 2.0, CEL dhe QKSGJ.<\/em> <\/p><\/blockquote>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb jet\u00ebn shoq\u00ebrore e politike n\u00eb Kosov\u00eb, barazia gjinore \u00ebsht\u00eb tem\u00eb e pashmangshme e cila \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00ebra nd\u00ebr themelet p\u00ebr funksionimin e nj\u00eb shteti demokratik. Grat\u00eb n\u00eb politik\u00eb duke sfiduar kuot\u00ebn gjinore p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb thuajse gjusm\u00ebn e popullsis\u00eb, nd\u00ebrsa barazia n\u00eb pozitat vendimmarr\u00ebse n\u00eb \u00e7do nivel nuk \u00ebsht\u00eb aspak n\u00eb nivelin e duhur. Sipas hulumtimit, [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":1,"featured_media":834,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[],"class_list":["post-879","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-blogs"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/879","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=879"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/879\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":882,"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/879\/revisions\/882"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/834"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=879"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=879"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=879"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}