{"id":752,"date":"2020-03-10T09:00:26","date_gmt":"2020-03-10T09:00:26","guid":{"rendered":"https:\/\/sit-ks.org\/?p=752"},"modified":"2020-03-10T09:00:26","modified_gmt":"2020-03-10T09:00:26","slug":"dhuna-pertej-numrave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/dhuna-pertej-numrave\/","title":{"rendered":"Dhuna P\u00ebrtej Numrave"},"content":{"rendered":"<p><strong>N\u00eb numra: <\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb\nKosov\u00eb, vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb vit, jan\u00eb vrar\u00eb gjasht\u00eb gra. Q\u00eb nga viti 2008 deri n\u00eb\nshtator 2019 jan\u00eb vrar\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 15 gra; Igballja, Shkurta, Diana, Antigona,\nZejnepja, Flora, Miradija, Arianita, Sevdija, Feridja, Valbona me vajz\u00ebn e saj,\nHysnija, Remzija, dhe Armenda jan\u00eb vrar\u00eb nga partner\u00ebt e tyre, ato jan\u00eb vrar\u00eb n\u00eb\nsht\u00ebpit\u00eb e tyre, n\u00eb lagjet e tyre, n\u00eb vendet e pun\u00ebs, ato jan\u00eb vrar\u00eb n\u00eb gjum\u00eb,\npara f\u00ebmij\u00ebve, para familjar\u00ebve, jan\u00eb vrar\u00eb me sopat\u00eb, thik\u00eb, plumba, e duke u\ndhunuar, jan\u00eb vrar\u00eb s\u00eb bashku me f\u00ebmij\u00ebt e tye, jan\u00eb vrar\u00eb nga t\u00eb dashurit,\nbashk\u00ebshort\u00ebt, e ish-bashk\u00ebshort\u00ebt e tyre. Donjeta, nj\u00eb vajz\u00eb 24 vje\u00e7are \u00ebsht\u00eb\nvrar\u00eb nga kush\u00ebriri i saj kur ajo po shkonte n\u00eb pun\u00eb, trupi i saj \u00ebsht\u00eb fshehur\nn\u00eb mal dhe nuk \u00ebsht\u00eb gjetur p\u00ebr nj\u00eb muaj pas vdekjes. N\u00eb Kosov\u00eb, vet\u00ebm gjat\u00eb\nk\u00ebtyre tre viteve t\u00eb fundit, janar 2017 &#8211; shtator 2019, jan\u00eb raportuar 4,226\nraste t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje, prej tyre 3,394 kan\u00eb qen\u00eb viktima gra. Mbi 1,000\nraste t\u00eb dhun\u00ebs kund\u00ebr grave jan\u00eb raportuar p\u00ebr \u00e7do vit q\u00eb nga viti 2011, por\nnumri i arrestimeve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb krim ka qen\u00eb m\u00eb i vog\u00ebl se gjysma e numrit t\u00eb\nrasteve t\u00eb raportuara. Vet\u00ebm n\u00eb vitin 2018, kur edhe u vran\u00eb gjasht\u00eb gra,\nkishte 1,533 raste t\u00eb dhun\u00ebs t\u00eb raportuara, prej tyre 1,228 viktima gra, por\nkishte vet\u00ebm 499 arrestime p\u00ebr k\u00ebto.&nbsp;N\u00eb Kosov\u00eb, 330,000 gra kan\u00eb p\u00ebrjetuar\nnj\u00eb form\u00eb t\u00eb ngacimit seksual, p\u00ebrndjekjes, dhun\u00ebs nga partneri intim ose nga jo\npartneri q\u00eb nga mosha 15 vje\u00e7are. N\u00eb Kosov\u00eb, vet\u00ebm 12.7% e grave jan\u00eb t\u00eb\npun\u00ebsuara; 30% e grave q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb sektorin privat nuk kan\u00eb kontrata pune. N\u00eb\nKosov\u00eb, vet\u00ebm 17% e pronave zot\u00ebrohet nga grat\u00eb. Vet\u00ebm 4% e grave n\u00eb Kosov\u00eb\ntrash\u00ebgojn\u00eb prona. Kjo, p\u00ebrkund\u00ebr ligjeve q\u00eb garantojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb grat\u00eb t\u00eb\ntrash\u00ebgojn\u00eb pron\u00ebn. <\/p>\n\n\n\n<p><strong>P\u00ebrtej numrave: <\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebta numra jan\u00eb pasyqrim tejet i limituar i gjendjes reale\ndhe pozit\u00ebs s\u00eb grave n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb. N\u00eb numra t\u00eb till\u00eb paraqiten vet\u00ebm\nrezultatet e nj\u00eb sistemi shtyp\u00ebs, t\u00eb nj\u00eb kulture t\u00eb dhun\u00ebs dhe diskriminimit,\nn\u00eb ta nuk i gjejm\u00eb storjet e atyre q\u00eb vuajn\u00eb nga kjo shtypje, n\u00eb numra nuk e\ngjejm\u00eb pse grat\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb nuk trash\u00ebgojn\u00eb pron\u00eb, a pse ato heqin dor\u00eb nga kjo\ne drejt\u00eb e tyre? P\u00ebrmes numrave nuk e kuptojm\u00eb q\u00eb shum\u00eb gra n\u00eb Kosov\u00eb nuk jan\u00eb\nt\u00eb informuara p\u00ebr t\u00eb drejtat e tyre, q\u00eb edhe kur ato jan\u00eb t\u00eb informuara, nj\u00eb\nnum\u00ebr i madh i tyre detyrohen t\u00eb heqin dor\u00eb nga kjo e drejt\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb\npresionit shoq\u00ebror e kulturor; p\u00ebr shkak q\u00eb ato do t\u00eb detyroheshin t\u00eb zgjedhnin\nn\u00eb mes t\u00eb familjes apo pron\u00ebs &#8211; \u201ckishim dasht\u00eb me pas di\u00e7ka n\u00eb em\u00ebr tonin, po\nnuk dojm\u00eb me marr\u00eb kurgjo prej shpis\u00eb se mandej na mshelet dera e nuk kemi ma\nku me u kthy te familja, te vllaznia\u201d ishin fjal\u00ebt e nj\u00eb gruaje rreth t\u00eb 30-ave\nq\u00eb jeton n\u00eb zonat rurale n\u00eb Kosov\u00eb. Nje grua tjet\u00ebr 18-25 vje\u00e7are thote: \u201cKush\u00ebrira\nime \u00ebsht\u00eb f\u00ebmij\u00eb i vet\u00ebm. Edhe pse ajo nuk ka v\u00ebllez\u00ebr, ajo nuk ka marr\u00eb prona\nnga prind\u00ebrit e saj. Ajo ka vendosur q\u00eb t\u2019ua jap\u00eb ato kush\u00ebrir\u00ebve djem\u00eb.\u201d\nKultura e till\u00eb, kjo m\u00ebnyr\u00eb e t\u00eb menduarit, krijon shifra t\u00eb tilla si 4%-shi. <\/p>\n\n\n\n<p>Ajo q\u00eb fshihet pas numrave n\u00eb t\u00eb cil\u00ebt paraqiten viktimat dhe\nt\u00eb mbijetuarat e dhun\u00ebs, grat\u00eb e vrara dhe grat\u00eb q\u00eb jan\u00eb dhunuar e vazhdojn\u00eb t\u00eb\ndhunohen jan\u00eb betejat e individ\u00ebve brenda nj\u00eb sistemi shtyp\u00ebs, tregimet\npersonale t\u00eb vuajtjes s\u00eb tyre, p\u00ebrpjekjet p\u00ebr mbijetes\u00eb n\u00eb duart e m\u00eb t\u00eb\naf\u00ebrmve, fshihet nj\u00eb mend\u00ebsi q\u00eb dhun\u00ebn e normalizon p\u00ebrmes institucioneve\nshoq\u00ebrore e atyre shtet\u00ebrore. Ajo q\u00eb nuk shihet n\u00eb numra jan\u00eb thirrjet e\npad\u00ebgjuara t\u00eb grave p\u00ebr ndihm\u00eb, neglizhenca e institucioneve p\u00ebr t\u00eb trajtuar\ndhun\u00ebn kund\u00ebr tyre si krim, ashtu si\u00e7 parashihet me ligj. P\u00ebrndryshe po t\u00eb\ntrajtohej si e till\u00eb, do t\u00eb kishim m\u00eb shum\u00eb se 499 arrestime p\u00ebr 1,533 raste t\u00eb\ndhun\u00ebs t\u00eb raportuara. Po t\u00eb trajtohej dhuna ndaj grave si krim, institucionet\ndo t\u2019i ofronin mbrojtjen Dian\u00ebs kur ajo e k\u00ebrkoi, e cila u vra m\u00eb von\u00eb nga\nbashk\u00ebshorti i saj n\u00eb vendin e saj t\u00eb pun\u00ebs. Edhe Zejnepja do t\u00eb mund t\u00eb ishte\ngjall\u00eb sikur thirrjet e saj p\u00ebr ndihm\u00eb, m\u00eb shum\u00eb se 15 thirrje, t\u00eb pranoheshin\ne besoheshin. Por, institucionet tona shtet\u00ebrore jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga individ\u00eb\nq\u00eb jan\u00eb pasqyrim i mentalitetit dhunues q\u00eb krijohet n\u00eb institucionet tona\nshoq\u00ebrore. <\/p>\n\n\n\n<p>Krjimi dhe mir\u00ebmbajtja e k\u00ebsaj mend\u00ebsie shtyp\u00ebse dhe\ndhunuese fillon qysh n\u00eb familje, madje n\u00eb nj\u00eb mend\u00ebsi t\u00eb till\u00eb, shtypja kund\u00ebr\nvajzave fillon edhe para se t\u00eb lindin ato, abortimet selektive \u2013 si treguesit e\npar\u00eb se sa pak ka vler\u00eb jeta e nj\u00eb vajze n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb &#8211; q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb\nndodhin n\u00eb Kosov\u00eb e d\u00ebshmojn\u00eb k\u00ebt\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>Vajzave u m\u00ebsohet se ekzistenca e tyre ka kuptim at\u00ebher\u00eb kur\nato zhveshen nga vetja si individ me nevoja, d\u00ebshira, e k\u00ebrkesa personale, dhe\ne plot\u00ebsojn\u00eb veten at\u00ebher\u00eb kur jan\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve. Kur vetja \u00ebsht\u00eb\nn\u00eb rendin e dyt\u00eb, mund\u00ebsia p\u00ebr t\u2019u n\u00ebnshtruar dhe shtypur brenda nj\u00eb sistemi n\u00eb\nte cilin ekzistenca jote sh\u00ebrben p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrforcuar pushtetin dikujt tjet\u00ebr,\n\u00ebsht\u00eb e pashmangshme. Prandaj, vajzave u m\u00ebsohet q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb natyr\u00ebn e tyre q\u00eb\nt\u00eb n\u00ebnshtrohen dhe q\u00eb vuajtja i fisnik\u00ebron ato. Vajzat rriten duke i bindur q\u00eb\nekzistenca e tyre nuk \u00ebsht\u00eb asnj\u00ebher\u00eb e plot\u00eb n\u00ebse p\u00ebrkrah\u00eb tyre nuk kan\u00eb nj\u00eb\nburr\u00eb, ato m\u00ebsohen t\u00eb mos mendojn\u00eb p\u00ebr veten jasht\u00eb raporteve me t\u00eb tjer\u00ebt,\nrrjedhimisht t\u00eb mos jen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb definojn\u00eb vuajtjet e sfidat e tyre,\nsepse ato u paraqiten si normalja. Kur vajzat ngacmohet n\u00eb shkoll\u00eb, madje edhe\nnga profesor\u00ebt, ato m\u00ebsohen t\u00eb heshtin duke e ditur se ana e tyre e tregimit\nnuk qon pesh\u00eb. Kur vajzat ngacmohen n\u00eb rrug\u00eb nga t\u00eb panjohur, ato m\u00ebsohen t\u00eb\nfaj\u00ebsojn\u00eb veten p\u00ebr t\u00eb b\u00ebmat e t\u00eb tjer\u00ebve. Kur vajzat martohen, ashtu si\u00e7\npritet prej tyre, atyre u thuhet se \u201cjeta te burri asht\u2019 e vshtir\u00eb, n\u00ebse t\u2019mshon\nnganjiher, ti ule kryt\u00eb e mos ja merr ftyr\u00ebn familjes tande\u201d \u2013 sepse vlera e\nnj\u00eb vajze shihet n\u00eb at\u00eb se sa e duron ajo shtypjen dhe din\u00eb ta fsheh\u00eb vuajtjen.\nKur grat\u00eb marrin guximin t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ndihm\u00eb, ato p\u00ebrballen me t\u00eb njejtit z\u00ebra\nme t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb rritur q\u00eb u tregojn\u00eb atyre se vuajtja jote nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi, se\nvlera jote fshihet n\u00eb ato vuajtje, se ekzistenca jote nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi. Shum\u00eb\ngra, m\u00eb shum\u00eb se ne duam t\u00eb besojm\u00eb i kan\u00eb p\u00ebrbrend\u00ebsuar k\u00ebta z\u00ebra e nj\u00eb sistem\nq\u00eb i shtyp\u00eb ato. Vuajtjet e tyre as edhe nuk definohen si shtypje nga to. P\u00ebrderisa\nkemi k\u00ebt\u00eb mend\u00ebsi, grat\u00eb do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb dhunohen e t\u00eb vriten, dhe pas\nnumrave q\u00eb paraqesin krimet ndaj tyre, do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb fshihen tregimet e tyre\nt\u00eb path\u00ebna.<\/p>\n\n\n\n<p><em><strong>Ky shkrim \u00ebsht\u00eb shkruar nga Mirishahe Syla, K\u00ebshilltare p\u00ebr \u00c7\u00ebshtje Gjinore n\u00eb SIT p\u00ebr \u201cKoha p\u00ebr Grat\u00eb\u201d.<\/strong><\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb numra: N\u00eb Kosov\u00eb, vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb vit, jan\u00eb vrar\u00eb gjasht\u00eb gra. Q\u00eb nga viti 2008 deri n\u00eb shtator 2019 jan\u00eb vrar\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 15 gra; Igballja, Shkurta, Diana, Antigona, Zejnepja, Flora, Miradija, Arianita, Sevdija, Feridja, Valbona me vajz\u00ebn e saj, Hysnija, Remzija, dhe Armenda jan\u00eb vrar\u00eb nga partner\u00ebt e tyre, ato jan\u00eb vrar\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":1,"featured_media":753,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[],"class_list":["post-752","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-blogs"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/752","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=752"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/752\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":754,"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/752\/revisions\/754"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/753"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=752"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=752"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=752"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}