{"id":708,"date":"2020-02-16T21:25:43","date_gmt":"2020-02-16T21:25:43","guid":{"rendered":"https:\/\/sit-ks.org\/?p=708"},"modified":"2020-02-16T21:25:43","modified_gmt":"2020-02-16T21:25:43","slug":"klubi-bonu-burre-klubi-ku-te-rinjte-transformojne-normat-toksike-te-maskulinitetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/klubi-bonu-burre-klubi-ku-te-rinjte-transformojne-normat-toksike-te-maskulinitetit\/","title":{"rendered":"Klubi Bonu Burr\u00eb: Klubi ku t\u00eb rinjt\u00eb transformojn\u00eb normat toksike t\u00eb maskulinitetit"},"content":{"rendered":"<p><br>Si nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike, barazia gjinore \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra nd\u00ebr vlerat m\u00eb thelb\u00ebsore q\u00eb ne mundohemi ta arrijm\u00eb. T\u00eb drejtat, p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb, mund\u00ebsit\u00eb e barabarta dhe mos-diskriminimi p\u00ebr shkak t\u00eb gjinis\u00eb (e q\u00eb k\u00ebto kryesisht u cenohen vajzave dhe grave) jan\u00eb disa nga q\u00ebllimet e kauzave feministe p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb barabart\u00eb. N\u00eb shumic\u00ebn e iniciativave feministe t\u00eb deritanishme, n\u00eb parim jemi m\u00ebsuar q\u00eb t\u00eb punojm\u00eb me vajza dhe me gra n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb arrijm\u00eb q\u00ebllimet tona p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb barabart\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fakt, barazia gjinore nuk arrihet vet\u00ebm me pun\u00ebn e vajzave dhe grave, ne besojm\u00eb fuqish\u00ebm se drejt\u00ebsia gjinore dhe barazia gjinore arrihet vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur t\u00eb gjith\u00eb si shoq\u00ebri pa dallim gjinie, angazhohemi dhe punojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur kauz\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr shoq\u00ebri t\u00eb barabart\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb e gjith\u00eb shoq\u00ebria t\u00eb p\u00ebrfitoj dhe t\u00eb hiqet mentaliteti se \u201cburrat gjithnj\u00eb jan\u00eb ata q\u00eb japin urdhra, e kan\u00eb fjal\u00ebn e fundit n\u00eb familje, kurse grat\u00eb t\u00eb heshtin e merren me pun\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb dhe rritjen e f\u00ebmij\u00ebve\u201d, edhe n\u00eb vendin ton\u00eb ka burra q\u00eb luajn\u00eb rol aktiv n\u00eb arritjen e barazis\u00eb. Ata b\u00ebhen model p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb duke tejkaluar sjelljet negative tradicionale t\u00eb cilat e b\u00ebjn\u00eb diskriminimin gjinor si nj\u00ebrin nga problemet ky\u00e7e n\u00eb vend.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cKlubi Bonu Burr\u00eb\u201d (KBB) apo \u201cIniciativa e Burrave t\u00eb Rinj\u201d, \u00ebsht\u00eb projekt rajonal p\u00ebr barazi gjinore q\u00eb realizohet n\u00eb Shqip\u00ebri, Kroaci, Serbi, Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00eb, e n\u00eb Kosov\u00eb implementohet q\u00eb nga viti 2010.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky projekt i kund\u00ebrvihet stereotipit shoq\u00ebror p\u00ebr burrat duke punuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me (si\u00e7 e quajm\u00eb ne), \u201cvet\u00eb problemin\u201d- djemt\u00eb dhe burrat. Me programe t\u00eb k\u00ebtij projekti, ne sensibilizojm\u00eb ata q\u00eb t\u00eb kontribuojn\u00eb dhe mb\u00ebshtesin barazin\u00eb gjinore.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb hulumtim t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga &#8220;Iniciativa e Burrave t\u00eb Rinj&#8221; n\u00eb kat\u00ebr vende t\u00eb Ballkanit: Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00eb, Kroaci, Mal t\u00eb Zi dhe Serbi, si dhe n\u00eb Kosov\u00eb, kishte treguar se normat e ngurta gjinore t\u00eb maskulinitetit dhe feminitetit ishin \u201cfaktor\u00eb largues\u201d. Andaj, angazhimi i tyre n\u00eb transformimin e normave gjinore \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i efektsh\u00ebm dhe se dekonstruktuimi i identiteteve mashkullore sjell\u00eb deri te ajo q\u00eb djemt\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhen aleat\u00eb dhe aktivist\u00eb t\u00eb antidhun\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Target-grupet kryesore t\u00eb projektit jan\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb e shkollave t\u00eb mesme dhe fakulteteve. Mir\u00ebpo si rrjedhoj\u00eb e arritjes s\u00eb ndryshimit pozitiv tek t\u00eb rinjt\u00eb, programet jan\u00eb zgjeruar edhe me targete t\u00eb tjera. Meq\u00eb mbi q\u00ebndrimet dhe sjelljet e t\u00eb rinjve dhe t\u00eb rejave ka ndikim t\u00eb madh edhe rrethi, programet e KBB-s\u00eb p\u00ebrq\u00ebndrohen edhe tek m\u00eb t\u00eb moshuarit.\u00a0<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb programit \u201cP\u201d \u2013 baballar\u00ebt, profesor\u00ebt, profesionist\u00ebt sh\u00ebndet\u00ebsor dhe t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb jan\u00eb rrug\u00ebs p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb baba, familjarizohen me rolin q\u00eb burrat duhet ta ken\u00eb n\u00eb at\u00ebsi dhe p\u00ebrkujdesje aktive gjat\u00eb shtatz\u00ebnis\u00eb, lindjen dhe rritjen e f\u00ebmij\u00ebve. Grupet e tjera t\u00eb synuara me programe t\u00eb projektit jan\u00eb edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e institucioneve dhe pun\u00ebtor\u00ebt social\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Me synim t\u00eb nj\u00eb influencimi m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm e gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs, target m\u00eb vete jan\u00eb edhe gazetar\u00ebt me potencialin e tyre t\u00eb ndryshimit. Arsyeja q\u00eb e kemi b\u00ebr\u00eb programin p\u00ebr gazetar\u00eb \u00ebsht\u00eb se n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve mediat jan\u00eb ato q\u00eb b\u00ebjn\u00eb diskriminimin m\u00eb t\u00eb madh gjinor, ndoshta pa q\u00ebllim por p\u00ebr atraktivitet dhe p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb klikime.\u00a0<\/p>\n\n\n\n<p>Nisur nga fakti se n\u00eb shkollat teknike ka m\u00eb shum\u00eb djem, fokusi ishte tek ata q\u00eb jan\u00eb par\u00eb si \u201caleat\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb luftimin e stereotipeve gjinore\u201d. KBB ka mbajtur trajnime edhe n\u00eb shkolla q\u00eb ndodhen n\u00eb zona m\u00eb t\u00eb thella rurale, ku kan\u00eb hasur me shum\u00eb t\u00eb rinj q\u00eb nuk kan\u00eb ditur dallimin mes seksit dhe gjinis\u00eb, nuk kan\u00eb njohur as trupin e tyre dhe kan\u00eb shfaqur paragjykime rreth fushat\u00ebs, por me koh\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebrejtur ndryshimi dhe tani shumica prej tyre jan\u00eb promovues t\u00eb barazis\u00eb gjinore.<\/p>\n\n\n\n<p>Stafi punonj\u00ebs i KBB-s\u00eb shpesh kontaktohet nga familjar\u00ebt e an\u00ebtar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt v\u00ebrejn\u00eb ndryshimin tek djemt\u00eb e tyre, q\u00eb kan\u00eb hequr dukurit\u00eb negative, pirjen e duhanit, kan\u00eb filluar t\u00eb gatuajn\u00eb e t\u00eb pastrojn\u00eb. Ndryshimet q\u00eb k\u00ebta djem dhe burra t\u00eb rinj p\u00ebrfitojn\u00eb nga programet e k\u00ebtij projekti, jan\u00eb tep\u00ebr t\u00eb nevojshme p\u00ebr arritjen e nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb barabart\u00eb, sidomos n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri ende patriarkale si kjo e jona.\u00a0<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrve\u00e7 pun\u00ebs direkte me djemt\u00eb dhe burrat p\u00ebr promovimin e barazis\u00eb gjinore, KBB punon edhe me vajza dhe me gra t\u00eb reja. Elza Islami, 17 vje\u00e7are, nx\u00ebn\u00ebse n\u00eb Shkoll\u00ebn e Mesme Elektro-Teknike \u201cGjin Gazulli\u201d n\u00eb Prishtin\u00eb si dhe nj\u00ebra nd\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebtij Klubi, na tregon se shumica e bashk\u00ebmoshatar\u00ebve t\u00eb saj jan\u00eb rritur n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri ku mendonin se burrat jan\u00eb ata q\u00eb marrin \u00e7do vendim dhe fjala e tyre duhet t\u00eb d\u00ebgjohet. Mir\u00ebpo, si\u00e7 ajo tregon, pas an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb KBB ky mentalitet i tyre ka ndryshuar dhe tani djem e vajza bashkarisht luftojn\u00eb p\u00ebr kauz\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebrmes zhvillimit t\u00eb aktiviteteve t\u00eb shum\u00ebllojshme sensibilizuese.\u00a0<\/p>\n\n\n\n<p>Ky klub vazhdon t\u00eb funksionoj si nj\u00eb qend\u00ebr e t\u00eb rinjve dhe t\u00eb rejave t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb promovojn\u00eb barazin\u00eb gjinore, jetes\u00ebn e sh\u00ebndetshme dhe pa dhun\u00eb, sh\u00ebndetin mendor, sh\u00ebndetin seksual dhe riprodhues, parandalimin e t\u00eb rinjve t\u00eb rejave n\u00eb radikaliz\u00ebm dhe ekstremizmin e dhunsh\u00ebm, n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb arrijm\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb barabart\u00eb dhe mir\u00ebqenie t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb kolektive duke transformuar maskulinitetin toksik patriarkal.<\/p>\n\n\n\n<p>Kauza t\u00eb tilla shoq\u00ebrore k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrkushtim, andaj sa m\u00eb shum\u00eb angazhim shoq\u00ebror, aq m\u00eb af\u00ebr jemi drejt barazis\u00eb gjinore dhe drejt\u00ebsis\u00eb shoq\u00ebrore! <\/p>\n\n\n\n<p><strong>Njomza Berisha<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><em>Zyrtare p\u00ebr Komunikim dhe Avokim n\u00eb SIT<\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Si nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike, barazia gjinore \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra nd\u00ebr vlerat m\u00eb thelb\u00ebsore q\u00eb ne mundohemi ta arrijm\u00eb. T\u00eb drejtat, p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb, mund\u00ebsit\u00eb e barabarta dhe mos-diskriminimi p\u00ebr shkak t\u00eb gjinis\u00eb (e q\u00eb k\u00ebto kryesisht u cenohen vajzave dhe grave) jan\u00eb disa nga q\u00ebllimet e kauzave feministe p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb barabart\u00eb. N\u00eb shumic\u00ebn e iniciativave feministe [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":1,"featured_media":713,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[],"class_list":["post-708","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-blogs"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/708","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=708"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/708\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":714,"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/708\/revisions\/714"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/713"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=708"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=708"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=708"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}