{"id":1707,"date":"2021-03-02T09:53:51","date_gmt":"2021-03-02T09:53:51","guid":{"rendered":"https:\/\/sit-ks.org\/?p=1707"},"modified":"2022-03-07T10:30:03","modified_gmt":"2022-03-07T10:30:03","slug":"pandemia-pengese-shtese-ne-shendetin-seksual-dhe-riprodhues-te-vajzave-dhe-grave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/pandemia-pengese-shtese-ne-shendetin-seksual-dhe-riprodhues-te-vajzave-dhe-grave\/","title":{"rendered":"PANDEMIA &#8211; PENGES\u00cb SHTES\u00cb N\u00cb SH\u00cbNDETIN  SEKSUAL DHE RIPRODHUES T\u00cb VAJZAVE DHE GRAVE"},"content":{"rendered":"<p>Ligji p\u00ebr sh\u00ebndetin riprodhues e njeh t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t&#8217;u riprodhuar si t\u00eb drejt\u00eb fundamentale t\u00eb personave, t\u00eb cilat\/\u00ebt n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb lirshme vendosin p\u00ebr t&#8217;u riprodhuar. Ky ligj, p\u00ebrve\u00e7 njohjes s\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb drejte p\u00ebrcakton edhe obligimet shtet\u00ebrore p\u00ebr garantimin e saj p\u00ebr t\u00eb gjitha\/e qytetaret\/\u00ebt. Megjithat\u00eb, jet\u00ebsimi i tij p\u00ebr t\u00eb gjitha\/\u00eb \u00ebsht\u00eb sfid\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb politikave t\u00eb dob\u00ebta shtet\u00ebrore n\u00eb eliminimin e barrierave strukturore q\u00eb vajzat dhe grat\u00eb, sidomos t\u00eb grupeve m\u00eb t\u00eb ndjeshme shoq\u00ebrore, i hasin p\u00ebr ta g\u00ebzuar k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. E gjith\u00eb kjo, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe m\u00eb problematike q\u00eb me p\u00ebrhapjen e pandemis\u00eb Covid-19, duke e c\u00ebnuar skajshm\u00ebrisht sh\u00ebndetin seksual dhe riprodhues (ShSR), kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb pa-aft\u00ebsis\u00eb institucionale p\u00ebr ta trajtuar at\u00eb me prioritet.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Kriza n\u00eb sh\u00ebndetin publik e krijuar me p\u00ebrhapjen e Covid-19, ka rezultuar fatale p\u00ebr shum\u00eb dimensione t\u00eb organizimit t\u00eb jet\u00ebs publike dhe private, duke e ndikuar skajshm\u00ebrisht qasjen ndaj sh\u00ebrbimeve sh\u00ebndet\u00ebsore. Me ri-organizimin e pun\u00ebs s\u00eb institucioneve publike sh\u00ebndet\u00ebsore, sh\u00ebndeti seksual dhe ai riprodhues n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb rend t\u00eb dyt\u00eb. Q\u00eb nga mbyllja totale me 13 mars 2020 e tutje, institucionet sh\u00ebndet\u00ebsore e kan\u00eb kategorizuar sh\u00ebndetin seksual dhe at\u00eb riprodhues si sh\u00ebrbime jo-esenciale, duke ofruar k\u00ebshtu vet\u00ebm nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb reduktuar t\u00eb sh\u00ebrbimeve. Respektivisht, Qendra Klinike Universitare e Kosov\u00ebs (QKUK) dhe Qendrat e tjera klinike publike kan\u00eb ofruar sh\u00ebrbime n\u00eb lindje dhe komplikime serioze n\u00eb sh\u00ebndetin seksual. Kjo e ka pezulluar ofrimin e sh\u00ebrbimeve t\u00eb aborteve t\u00eb pad\u00ebshiruara dhe sh\u00ebrbimeve t\u00eb tjera n\u00eb sh\u00ebndetin seksual. Zarife Miftari, Analiste e Programit p\u00ebr Sh\u00ebndet Riprodhues dhe Rini n\u00eb Zyren e UNFPA n\u00eb Kosov\u00eb e konfirmon mbingarkes\u00ebn e sistemit sh\u00ebndet\u00ebsor dhe p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe dhe p\u00ebr v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb n\u00eb ofrimin e k\u00ebtyre sh\u00ebrbimeve. Tutje, ajo thekson se &#8220;UNFPA ka kontribuar n\u00eb p\u00ebrkrahjen e sistemit sh\u00ebndet\u00ebsor p\u00ebr ofrimin e sh\u00ebrbimeve t\u00eb ShSR gjat\u00eb pandemis\u00eb, p\u00ebrmes donacioneve t\u00eb paisjeve mbrojt\u00ebse p\u00ebr profesionist\u00ebt sh\u00ebndet\u00ebsor si dhe pasijeve bazike mjek\u00ebsore, ofrimin e udh\u00ebzuesve p\u00ebr ofrimin e kujdesit para, gjat\u00eb dhe pas lindjes n\u00eb kushte pandemie, edukim dhe promovim sh\u00ebndet\u00ebsor p\u00ebr respektimin e masave anti-COVID-19 dhe ekspertiz\u00eb teknike.&#8221;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb rastin e abortit, e gjith\u00eb kjo situat\u00eb, i ka vendosur vajzat dhe grat\u00eb para dy opsioneve: klinikat private apo rrug\u00ebt e pasigurta. Sipas nj\u00eb hulumtimi nga Preportr vet\u00ebm 5 klinika gjinekologjike private jan\u00eb t\u00eb licencuara p\u00ebr t\u00eb ofruar sh\u00ebrbimet e abortit dhe ato jan\u00eb t\u00eb shtrenjta dhe v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb p\u00ebrballueshme p\u00ebr pjes\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb vajzave dhe grave. Kjo e rrit\u00eb probabilitetin q\u00eb vajzat dhe grat\u00eb ose t\u00eb kryejn\u00eb abort n\u00eb klinika t\u00eb palicencuara ose p\u00ebrmes pilulave dhe rrug\u00ebve tjera t\u00eb pasigurta q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb fatale p\u00ebr to. Sipas Organizat\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, aborti i pasigurt\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri prej shkaktar\u00ebve kryesor t\u00eb vdekjes s\u00eb vajzave dhe grave, duke vrar\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 22,800 gra dhe vajza n\u00eb vit dhe duke d\u00ebmtuar sh\u00ebndetin e milionave. Nd\u00ebrsa, sipas vler\u00ebsimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Marie Stopes International, kufizimi i qasjes n\u00eb sh\u00ebrbime dhe injorimi i sh\u00ebndetit seksual dhe riprodhues do t\u00eb rezultoj\u00eb n\u00eb 1.5 milion aborte t\u00eb pasigurta, 900,000 shtatz\u00ebni t\u00eb paplanifikuaradhe m\u00eb shum\u00eb se 3000 vdekje t\u00eb vajzave dhe grave n\u00eb nivel global.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Deri tani, nuk ka t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb empirike lidhur me implikimet e sakta q\u00eb pandemia ka pasur n\u00eb sh\u00ebndetin seksual dhe riprodhues t\u00eb vajzave dhe grave n\u00eb Kosov\u00eb, sidoqoft\u00eb vler\u00ebsimet e para tregojn\u00eb q\u00eb problemet jan\u00eb shfaqur n\u00eb disa nivele:&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p><strong>N\u00eb nivel institucional:<\/strong> N\u00eb nivel t\u00eb politikave, institucionet kan\u00eb d\u00ebshtuar t\u00eb nd\u00ebrmarrin masa p\u00ebr t\u00eb ofruar sh\u00ebrbime, duke e kategorizuar sh\u00ebndetin seksual dhe at\u00eb riprodhues si jo-esencial, duke vendosur hierarki t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe duke mos ofruar informacione t\u00eb sakta dhe t\u00eb qasshme p\u00ebr t\u00eb gjitha\/\u00eb lidhur me sh\u00ebrbimet n\u00eb dispozicion. Mbingarkesat e m\u00ebdha n\u00eb sistemin e brisht\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsor t\u00eb Kosov\u00ebs nga nj\u00ebra an\u00eb dhe mungesa e p\u00ebrfshirjes s\u00eb politikave t\u00eb ndjeshme gjinore nga ana tjet\u00ebr, e kan\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsojn\u00eb edhe m\u00eb tej situat\u00ebn. Sidomos gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb mbylljes totale kur edhe transporti publik ka qen\u00eb i ndaluar, p\u00ebr vajzat dhe grat\u00eb ka qen\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar sh\u00ebrbime dhe medikamente kontraceptiv\u00ebt emergjent, qasje n\u00eb koh\u00eb p\u00ebr abort, kujdesin pas abortit apo\/dhe kontrollat rutinore gjat\u00eb shat\u00ebzanis\u00eb, kontrollat p\u00ebr s\u00ebmundjet seksualisht t\u00eb transmetueshme, testimet p\u00ebr HIV dhe k\u00ebshillimi p\u00ebr sh\u00ebndetin seksual.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p><strong>N\u00eb nivel socio-ekonomik: <\/strong>Kjo situat\u00eb ka shp\u00ebrfaqur disa probleme strukturore t\u00eb natyr\u00ebs ekonomike dhe shoq\u00ebrore t\u00eb cilat jan\u00eb injoruar krejt\u00ebsisht nga institucionet publike. Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb treguar qartazi, grupet e ndjeshme shoq\u00ebrore jan\u00eb prekur m\u00eb s\u00eb shumti nga situata e krijuar me pandemin\u00eb. Tek vajzat dhe grat\u00eb, kjo situat\u00eb manifestohet duksh\u00ebm m\u00eb ashp\u00ebr kur dihet statusi ekonomik, shoq\u00ebror dhe politik q\u00eb ato g\u00ebzojn\u00eb. &nbsp; Mungesa e ofrimit t\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb abortit \u00ebsht\u00eb problematike kur merret parasysh niveli i varf\u00ebris\u00eb vajzat dhe grat\u00eb me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara, vajzat dhe grat\u00eb rome, ashkalike dhe egjiptase, vajzat dhe grat\u00eb e zonave rurale. Gjithashtu var\u00ebsia ekonomike, rritja e barr\u00ebs s\u00eb pun\u00ebve t\u00eb kujdesit n\u00eb familje, sidomos gjat\u00eb mbylljes totale mars-maj, e ka r\u00ebnduar edhe m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e vajzave dhe grave p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb sh\u00ebrbime.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Vajzat dhe grat\u00eb egjiptase, rome dhe ashkalike v\u00ebshtir\u00eb kan\u00eb qasje n\u00eb sh\u00ebrbimet e sh\u00ebndetit seksual dhe riprodhues. Kjo p\u00ebr shkak t\u00eb racizmit t\u00eb institucionalizuar i cili i stigmatizon vajzat dhe grat\u00eb e k\u00ebtyre komuniteteve edhe n\u00eb kushtet jo-pandemike. P\u00ebr vajzat dhe grat\u00eb e komuniteteve pakic\u00eb, paragjykimet dhe stereotipet shoq\u00ebrore p\u00ebr to ua v\u00ebshtir\u00ebsojn\u00eb edhe m\u00eb tej qasjen n\u00eb k\u00ebto sh\u00ebrbime. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, vet\u00ebdija mbi sh\u00ebndetin seksual dhe riprodhues tek vajzat dhe grat\u00eb rome, ashkalike dhe egjiptase mbetet n\u00eb nivele t\u00eb ul\u00ebta, si pasoj\u00eb e neglizhimit institucional dhe nivelit t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb edukimit nd\u00ebr to. Tutje, k\u00ebto komunitete konsiderohet t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb nd\u00ebr grupet m\u00eb t\u00eb goditura nga pandemia, duke e pasur parasysh jo-aktivitetin e lart\u00eb ekonomik t\u00eb tyre. Si pasoj\u00eb, vajzat dhe grat\u00eb nga k\u00ebto komunitete kan\u00eb predispozit\u00eb t\u00eb goditen edhe m\u00eb tej nga ky ri-organizim institucional duke e d\u00ebmtuar edhe m\u00eb tej sh\u00ebndetin e tyre.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr vajzat dhe grat\u00eb e zonave rurale, problemet mund t\u00eb shfaqen ndryshe. Qendrat dhe ordinancat klinike jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendruara n\u00eb qendrat urbane, duke i b\u00ebr\u00eb ato v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb qasshme n\u00eb koh\u00eb p\u00ebr k\u00ebto gra. M\u00eb tej, v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e natyr\u00ebs ekonomike dhe mungesa e informacioneve t\u00eb duhura lidhur me sh\u00ebndetin riprodhues e r\u00ebndon edhe m\u00eb tej barr\u00ebn e tyre. Gjithashtu, prioritizimi i nevojave p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, tek k\u00ebto gra, sikund\u00ebr tek vajzat dhe grat\u00eb tjera e zhvendos\u00eb v\u00ebmendjen tek problemet tjera, duke e l\u00ebn\u00eb sh\u00ebndetin e vajzave dhe grave n\u00ebn hije edhe n\u00eb k\u00ebto kushte.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr kategori e ndjeshme e vajzave dhe grave, jan\u00eb vajzat dhe grat\u00eb me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara. Nj\u00eb hulumtim i b\u00ebr\u00eb nga UNFPA n\u00eb vitin 2019 tregon se marrja e sh\u00ebrbimeve mbi sh\u00ebndetin seksual dhe riprodhues p\u00ebr vajzat dhe grat\u00eb me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara mbeten n\u00eb nivele t\u00eb ul\u00ebta. T\u00eb dh\u00ebnat tregojn\u00eb q\u00eb rreth 82.8% t\u00eb tyre nuk kan\u00eb vizituar kurr\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr t\u00eb mjek\u00ebsis\u00eb familjare p\u00ebr t&#8217;u konsultuar n\u00eb lidhje me sh\u00ebndetin seksual dhe riprodhues. P\u00ebr to, mir\u00ebmbajtja e sh\u00ebndetit seksual dhe riprodhues b\u00ebhet edhe m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb, kur merret parasysh var\u00ebsia q\u00eb k\u00ebto vajza dhe gra e kan\u00eb n\u00eb persona t\u00eb dyt\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 aktivitetit t\u00eb ul\u00ebt ekonomik t\u00eb k\u00ebtyre vajzave dhe grave, diskriminimi institucional q\u00eb iu b\u00ebhet atyre dhe v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e shum\u00ebta q\u00eb i hasin e b\u00ebjn\u00eb edhe m\u00eb problematike dhe m\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb arritshme. N\u00eb k\u00ebto kushte, situata e tyre ve\u00e7 sa r\u00ebndohet p\u00ebrderisa nuk ka pasur masa, alternativa leht\u00ebsuese dhe informim t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr k\u00ebto vajza dhe gra.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Sfid\u00eb shtes\u00eb p\u00ebr vajzat dhe grat\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj periudh\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe rritja e dhun\u00ebs me baz\u00eb gjinore q\u00eb vajzat dhe grat\u00eb e kan\u00eb p\u00ebrjetuar. P\u00ebrgjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar, prej shpalljes s\u00eb pandemis\u00eb \u00ebsht\u00eb evidentuar nj\u00eb rritje prej 30% t\u00eb dhun\u00ebs, gj\u00eb q\u00eb e b\u00ebn\u00eb sh\u00ebndetin seksual dhe riprodhues edhe m\u00eb shqet\u00ebsues. Sipas studimeve t\u00eb krizave t\u00eb m\u00ebhershme humanitare dhe sh\u00ebndet\u00ebsore, rritja e dhun\u00ebs me baz\u00eb gjinore ka lidhje t\u00eb drejt\u00eb me rritjen e dhun\u00ebs seksuale tek to. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, rreziku q\u00eb t\u00eb rritet dhunimi seksual gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, paraqet rrezik edhe n\u00eb rritjen e numrit t\u00eb shtat\u00ebzanive t\u00eb pad\u00ebshiruara. Sipas raporteve t\u00eb Organizat\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb \u00e7do e treta grua q\u00eb p\u00ebrjeton dhun\u00eb seksuale, p\u00ebrdhunohet nga partneri intim. Nd\u00ebrsa rrethanat e jashtme t\u00eb krijuara, kufizimet e skajshme n\u00eb ofrimin e sh\u00ebrbimeve t\u00eb sh\u00ebndetit riprodhues, sidomos gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb izolimit ve\u00e7 sa mund ta r\u00ebndojn\u00eb situat\u00ebn.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p><strong>E drejta n\u00eb informim&nbsp;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Sipas ligjit p\u00ebr sh\u00ebndetin riprodhues n\u00eb Kosov\u00eb &#8220;\u00e7do individi pavar\u00ebsisht nga p\u00ebrkat\u00ebsia gjinore, ideologjike, religjioze apo kulturore i garantohet e drejta n\u00eb informim dhe edukim lidhur me sh\u00ebndetin seksual e riprodhues, p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb ciklit jet\u00ebsor t\u00eb saj\/tij.&#8221; Megjithat\u00eb, institucionet publike q\u00ebndrore dhe sh\u00ebndet\u00ebsore nuk kan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb ndonj\u00eb kampanj\u00eb informuese mbi sh\u00ebrbimet q\u00eb ofrohen gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe n\u00eb sh\u00ebndetin seksual dhe at\u00eb riprodhues. P\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebsaj, fushata \u00ebsht\u00eb koncentruar n\u00eb nivel t\u00eb organizatave joqeveritare dhe entiteteve tjera joshtet\u00ebrore, duke e b\u00ebr\u00eb at\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb shtrir\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha vajzat dhe grat\u00eb, duke i d\u00ebmtuar edhe m\u00eb tutje ato.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Si p\u00ebrfundim, p\u00ebrderisa institucionet publike sh\u00ebndet\u00ebsore nuk ofrojn\u00eb ndonj\u00eb alternativ\u00eb efektive dhe t\u00eb qasshme p\u00ebr t\u00eb gjitha vajzat dhe grat\u00eb edhe p\u00ebrgjat\u00eb pandemis\u00eb, atyre vazhdon t&#8217;iu mohohet e drejta e garantuar me ligj. Mungesa e p\u00ebrfshirjes s\u00eb perspektiv\u00ebs feministe nga institucionet n\u00eb nd\u00ebrmarrjen e masave, \u00ebsht\u00eb duke krijuar kushte q\u00eb e r\u00ebndojn\u00eb edhe m\u00eb tej sh\u00ebndetin e vajzave dhe grave i&nbsp;cili mund t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb problem edhe m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr vajzat dhe grat\u00eb n\u00ebse vazhdon t\u00eb injorohet. N\u00eb kushtet n\u00eb t\u00eb cilat gjendemi, institucionet duhet t&#8217;i qasen secilit grup t\u00eb ndjesh\u00ebm t\u00eb vajzave dhe grave karshi specifikave dhe nevojave t\u00eb tyre q\u00eb d\u00ebmet t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb lehta p\u00ebr vajzat dhe grat\u00eb e t\u00eb gjitha grupeve shoq\u00ebrore dhe ekonomike.<br><\/p>\n\n\n\n<p><em>Ky artikull \u00ebsht\u00eb shkruar nga Liridona Sijarina n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb aktivitetit p\u00ebr sh\u00ebnimin e Dit\u00ebs Zero Diskriminim nga SIT.&nbsp;SIT \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Koalicionit K10 i cili mb\u00ebshtetet nga UNFPA zyra n\u00eb Kosov\u00eb. Pik\u00ebpamjet e paraqitura n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim jo domosdoshm\u00ebrisht paraqesin pik\u00ebpamjet e UNFPA-s\u00eb, Kombeve t\u00eb Bashkuara ose ndonj\u00eb organizate t\u00eb lidhur me t\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"alignleft is-resized\"><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/sit-ks.org\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Liridona-Sijarina_KGSC-1-821x1024.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-1711\" width=\"275\" height=\"343\" srcset=\"https:\/\/sit-ks.org\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Liridona-Sijarina_KGSC-1-821x1024.jpg 821w, https:\/\/sit-ks.org\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Liridona-Sijarina_KGSC-1-241x300.jpg 241w, https:\/\/sit-ks.org\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Liridona-Sijarina_KGSC-1-768x957.jpg 768w, https:\/\/sit-ks.org\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Liridona-Sijarina_KGSC-1.jpg 2015w\" sizes=\"(max-width: 275px) 100vw, 275px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<blockquote class=\"wp-block-quote is-layout-flow wp-block-quote-is-layout-flow\"><p><em> <strong>Liridona Sijarina<\/strong> kreu studimet e tez\u00ebs Bachelor n\u00eb Departamentin e Shkencave Politike t\u00eb Fakultetin Filozofik, Universiteti i Prishtin\u00ebs \u201cHasan Prishtina\u201d, ku ishte pjes\u00eb edhe e programit t\u00eb shk\u00ebmbimit mes UP-s\u00eb dhe Universitetit t\u00eb Tartus\u00eb mbi studimet e konflikteve. Sjarina ishte gjithashtu pjes\u00eb e programit \u201cForcimi dhe mb\u00ebshtetja e shoq\u00ebris\u00eb civile p\u00ebr t\u00eb adresuar s\u00eb bashku sfidat e integrimit n\u00eb Evrop\u00eb &#8211; mbi shembujt e Kroacis\u00eb, Gjermanis\u00eb, dhe Kosov\u00ebs\u201d n\u00eb vitin 2017.<\/em><br>&nbsp;<br><em>Ajo tani \u00ebsht\u00eb Menaxhere e Projektit n\u00eb Qendr\u00ebn Kosovare p\u00ebr Studime Gjinore (QKSGj) kurse m\u00eb p\u00ebrpara punoi si konsulente hulumtuese n\u00eb Rrjetin e Grupit t\u00eb Grave t\u00eb Kosoves dhe si udh\u00ebheq\u00ebse e hulumtimit n\u00eb organizat\u00ebn ETEA. Sjarina \u00ebsht\u00eb z\u00eb aktiv edhe i shoq\u00ebris\u00eb civile tash e sa vite. <\/em><\/p><\/blockquote>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ligji p\u00ebr sh\u00ebndetin riprodhues e njeh t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t&#8217;u riprodhuar si t\u00eb drejt\u00eb fundamentale t\u00eb personave, t\u00eb cilat\/\u00ebt n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb lirshme vendosin p\u00ebr t&#8217;u riprodhuar. Ky ligj, p\u00ebrve\u00e7 njohjes s\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb drejte p\u00ebrcakton edhe obligimet shtet\u00ebrore p\u00ebr garantimin e saj p\u00ebr t\u00eb gjitha\/e qytetaret\/\u00ebt. Megjithat\u00eb, jet\u00ebsimi i tij p\u00ebr t\u00eb gjitha\/\u00eb \u00ebsht\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":4,"featured_media":1712,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[],"class_list":["post-1707","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-blogs"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1707","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1707"}],"version-history":[{"count":6,"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1707\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3592,"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1707\/revisions\/3592"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1712"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1707"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1707"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1707"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}