{"id":1359,"date":"2020-09-28T17:46:06","date_gmt":"2020-09-28T17:46:06","guid":{"rendered":"https:\/\/sit-ks.org\/?p=1359"},"modified":"2020-09-28T17:46:07","modified_gmt":"2020-09-28T17:46:07","slug":"revolucionet-feministe-ne-kosoven-rurale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/revolucionet-feministe-ne-kosoven-rurale\/","title":{"rendered":"Revolucionet Feministe n\u00eb Kosov\u00ebn Rurale"},"content":{"rendered":"<blockquote class=\"wp-block-quote is-layout-flow wp-block-quote-is-layout-flow\"><p><em>\u201cQe nat\u00eb kur u largova nga sht\u00ebpia, u largova kur t\u00eb tjer\u00ebt po flinin. Ishte e frikshme, por e dija se kthim prapa nuk kishte. Isha krejt e vetme dhe e frik\u00ebsuar. Nuk e dija ku po shkoja. Gjith\u00eb \u00e7far\u00eb dija ishte se nuk kishte kthim prapa.\u201d <\/em><\/p><\/blockquote>\n\n\n\n<p>Xhejrane Lokaj u largua nga sht\u00ebpia e familjes s\u00eb saj n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re, duke e ditur se n\u00ebse do t\u00eb q\u00ebndronte, nuk do t\u00eb ishte n\u00eb gjendje ta ndiqte \u00ebndrr\u00ebn e saj p\u00ebr shkollim. N\u00eb Kosov\u00ebn e viteve1970, p\u00ebr vajzat q\u00eb jetonin n\u00eb familje tradicionale n\u00eb zona rurale, ishte jasht\u00ebzakonisht e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ikin nga nj\u00eb jet\u00eb e kufizuar nga normat shtyp\u00ebse gjinore.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Nj\u00eb\nTregim nga Malet<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Tregimi i Xhejrane Lokaj \u00ebsht\u00eb ai i nj\u00eb gruaje, kund\u00ebrshtimi i s\u00eb cil\u00ebs p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrshtatur rregullave shtyp\u00ebse u b\u00eb pik\u00ebnisje p\u00ebr nj\u00eb luft\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave n\u00eb nj\u00eb sistem patriarkal.<\/p>\n\n\n\n<p>Xhejrane Lokaj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grua n\u00eb t\u00eb 60-at e cila jeton n\u00eb Dragash, nj\u00eb qytez\u00eb me 1,098 banor\u00eb, q\u00eb ndodhet n\u00eb jug t\u00eb Apleve Dinarike n\u00eb Kosov\u00eb. Ajo ka punuar si mami n\u00eb rajonin malor p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 40 vite, dhe edhe pse ka filluar ta ushtroj\u00eb profesionin disi aksidentalisht, s\u00ebrish do ta zgjedhte k\u00ebt\u00eb pun\u00eb n\u00ebse do t\u00eb mund t\u00eb kthehej n\u00eb koh\u00eb sepse, si\u00e7 thot\u00eb ajo, ishte profesioni i mamis\u00eb q\u00eb ia mund\u00ebsoi t\u00eb jet\u00eb m\u00eb af\u00ebr grave dhe t\u2019u ndihmoj\u00eb n\u00eb momentet e tyre m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira. Ishin momentet e tilla kur ajo i d\u00ebgjonte tregimet e tyre dhe i kuptonte orvatjet e tyre n\u00eb nj\u00eb nivel shum\u00eb personal. Tregime q\u00eb, si\u00e7 thekson ajo, ishin shumic\u00ebn e koh\u00ebs t\u00eb nj\u00ebjta p\u00ebr t\u00eb gjitha grat\u00eb. Xhejlanja ua ka kushtuar jet\u00ebn e saj t\u00eb drejtave t\u00eb grave, ve\u00e7an\u00ebrisht atyre q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb zonat rurale.<\/p>\n\n\n\n<p>E lindur m\u00eb 1955, ajo u rrit n\u00eb nj\u00eb familje tradicionale, n\u00eb patriarkat rural n\u00eb Pobergj, fshat n\u00eb komun\u00ebn e De\u00e7anit, nj\u00eb zon\u00eb malore n\u00eb kufi me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Malin e Zi. Familja e gjer\u00eb ndante t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn sht\u00ebpi \u2013 prind\u00ebrit, f\u00ebmij\u00ebt, gjysh\u00ebrit, axhallar\u00ebt, hallat, vjehrrit, t\u00eb gjith\u00eb jetonin s\u00eb bashku. Burrat ishin ata q\u00eb caktonin rregullat dhe merrnin vendime dhe grat\u00eb pritej t\u2019u bindeshin atyre, edhe kur vet\u00eb grat\u00eb shtypeshin nga k\u00ebto rregulla. <\/p>\n\n\n\n<p>Burri m\u00eb i vjet\u00ebr i familjes ishte kreu i sht\u00ebpis\u00eb (konakut), patriarku.<em> \u201cN\u00eb at\u00eb koh\u00eb, kjo konsiderohej tradit\u00eb dhe nuk pritej q\u00eb t\u00eb sfidonim at\u00eb,\u201d<\/em> thot\u00eb Xhejranja. Edhe pse burrat g\u00ebzonin privilegje dhe autoritet, prej tyre pritej t\u2019i p\u00ebrmbushnin disa detyra t\u00eb burr\u00ebris\u00eb patriarkale. Burri duhej t\u00eb kishte trash\u00ebgimtar, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb djal\u00eb meq\u00eb vajzat nuk lejoheshin t\u00eb trash\u00ebgonin. Babai i saj do t\u00eb g\u00ebzonte m\u00eb shum\u00eb respekt n\u00ebse do t\u00eb kishte nj\u00eb djal\u00eb p\u00ebr ta vazhduar trash\u00ebgimin\u00eb e tij, nd\u00ebrsa n\u00ebna e saj pritej ta \u201cbartte barr\u00ebn\u201d q\u00eb nuk kishte mundur t\u2019i dhuronte nj\u00eb djal\u00eb familjes. Pra, duke pasur parasysh q\u00eb brenda familjes s\u00eb gjer\u00eb, pozita e prind\u00ebrve t\u00eb Xhejranes ishte e cenueshme, ishte ende m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb q\u00eb ta p\u00ebrmbushte d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ndjekur shkollim, di\u00e7ka q\u00eb nuk ishte e pritur e as e lejuar p\u00ebr shum\u00eb vajza n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, sidomos vajzat q\u00eb jetonin n\u00eb zonat rurale.<\/p>\n\n\n\n<p>Vajzat si Xhejranja pritej t\u00eb martoheshin n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re dhe t\u00eb lindnin f\u00ebmij\u00eb. Ky ishte roli i tyre n\u00eb komunitet, t\u2019u sh\u00ebrbenin burrave dhe t\u00eb riprodhonin. Jeta rurale ishte shum\u00eb e varur n\u00eb institucionin e familjes, nuk kishte shum\u00eb mund\u00ebsi jasht\u00eb saj, dhe rregullat brenda familjes ishin shum\u00eb strikte, sidomos p\u00ebr grat\u00eb t\u00eb cilat nuk lejohej t\u00eb dilnin sikurse burrat. T\u00eb ishin t\u00eb d\u00ebgjueshme dhe t\u2019u bindeshin urdh\u00ebrave t\u00eb burrave ishin sjelljet kryesore t\u00eb pritura nga grat\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb disa fshatra, si\u00e7 kujton Xhejranja, grat\u00eb nuk lejoheshin t\u00eb pinin kafe deri n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb t\u00eb caktuar. Deri n\u00eb fund t\u00eb 1950-ave ato <em>\u201cduhej t\u00eb p\u00ebrgatisnin kafe p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, por nuk u lejohej t\u00eb pinin p\u00ebr vete. Kafeja p\u00ebrfaq\u00ebsonte nj\u00eb status t\u00eb caktuar shoq\u00ebror, i cili nuk ishte i lejuar p\u00ebr gra. Pirja e kafes\u00eb do t\u2019i ngrinte nga statusi q\u00eb u ishte dh\u00ebn\u00eb n\u00eb familje, dhe kjo nuk ishte e pranueshme.\u201d<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Largimi\np\u00ebr hir t\u00eb Shkollimit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb shkoll\u00ebs fillore, Xhejranja q\u00ebndroi n\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr tre vjet. Ajo i kujton koh\u00ebt kur burrat n\u00eb familje mblidheshin e bisedonin p\u00ebr \u2018t\u2019ia gjetur nj\u00eb burr\u00eb\u2019 dhe p\u00ebr t\u2019a martuar sa m\u00eb shpejt q\u00eb ishte e mundur, edhe pse ishte ende e re n\u00eb mosh\u00eb dhe nuk donte t\u00eb martohej. <em>\u201cP\u00ebrvidhesha dhe d\u00ebgjoja bised\u00ebn e tyre dhe i d\u00ebgjoja duke th\u00ebn\u00eb \u2018ky po duket burr\u00eb i mir\u00eb, ky \u00ebsht\u00eb djali i vet\u00ebm n\u00eb familje, ky \u00ebsht\u00eb i shkolluar\u2019. Kurr\u00eb nuk isha e interesuar p\u00ebr ndonj\u00ebrin prej tyre. E vetmja gj\u00eb q\u00eb m\u00eb interesonte ishte t\u00eb krijoja di\u00e7ka nga vetja dhe t\u2019u ndihmoja edhe grave t\u00eb tjera ta b\u00ebnin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn\u201d<\/em>, thot\u00eb Xhejranja. N\u00eb t\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb, ajo nuk kishte ask\u00eb q\u00eb t\u2019i dejtohej, nuk kishte gra t\u00eb tjera q\u00eb e dinte se ishin t\u00eb shkolluara apo q\u00eb po shkolloheshin. Sidoqoft\u00eb, nuk u ndal s\u00eb ndjekuri \u00ebndrr\u00ebn e saj.<\/p>\n\n\n\n<p>Xhejranja ishte 17 apo 18 vje\u00e7e kur e kuptoi se n\u00ebse nuk ikte, do t\u00eb p\u00ebrfundonte sikurse grat\u00eb tjera n\u00eb familjen e saj, pa marr\u00eb parasysh k\u00ebrkes\u00ebn e saj t\u00eb vazhdueshme p\u00ebr t\u00eb mos e martuar. <em>\u201cE dija q\u00eb duhej t\u00eb largohesha, edhe pse do t\u00eb vinin pas meje, do t\u00eb m\u00eb k\u00ebrkonin sepse i kisha turp\u00ebruar\u201d<\/em>. Duke pasur parasysh \u2018turpin\u2019 q\u00eb i kishte sjell\u00eb familjes duke ikur nga sht\u00ebpia, sipas Kanunit, burrat e familjes s\u00eb saj dhe t\u00eb farefisit mund edhe ta vrisnin. Ajo nuk \u00ebsht\u00eb se priste ndonj\u00eb lloj p\u00ebrkrahjeje. N\u00ebna e saj nuk mund t\u00eb thoshte asgj\u00eb; ajo tashm\u00eb do t\u00eb ishte faj\u00ebsuar q\u00eb nuk kishte mundur ta kontrollonte t\u00eb bij\u00ebn e saj. E vetmja p\u00ebrkrahje q\u00eb Xhejranja kishte ishte nj\u00ebri nga axhallar\u00ebt e saj, por si\u00e7 thot\u00eb ajo, <em>\u201cP\u00ebrkrahja e tij ishte t\u2019u thoshte t\u00eb m\u00eb kursejn\u00eb e t\u00eb mos me vrasin sepse n\u00eb fund t\u00eb fundit, isha njeri\u201d. \u201cN\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, as q\u00eb i tregova n\u00ebn\u00ebs p\u00ebr vendimin p\u00ebr t\u00eb ikur, ishte m\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb t\u00eb mos e dinte, gjithsesi do t\u00eb faj\u00ebsohej p\u00ebr veprimet e mia.\u201d<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebshtu, kur m\u00eb n\u00eb fund Xhejranja iku nga sht\u00ebpia kur t\u00eb tjer\u00ebt po flinin dhe arriti t\u2019i ikte nj\u00eb t\u00eb ardhmeje t\u00eb planifikuar nga t\u00eb tjer\u00ebt, e dinte q\u00eb duhet t\u00eb ikte diku larg De\u00e7anit, diku ku nuk do t\u00eb mund ta gjenin, sepse sigurt do ta ndiqnin. <em>\u201cPo t\u00eb m\u00eb kishin gjetur, do t\u00eb ishte fundi im. Dhe nuk ndihesha aq keq p\u00ebr vete sa p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn dhe motrat sepse e dija q\u00eb ato do t\u2019i vuanin pasojat e veprimeve t\u00eb mia. Sidoqoft\u00eb, e dija q\u00eb nuk ka kthim prapa.\u201d<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Nga qyteti i saj, De\u00e7an, Xhejranja shkoi n\u00eb Prizren, si qyteti m\u00eb i af\u00ebrt. Aty kishte nj\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb mesme n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn mund t\u00eb regjistrohej. Ishte hera e par\u00eb q\u00eb udh\u00ebtonte e vetme, e p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, jasht\u00eb De\u00e7anit. Ishte e frik\u00ebsuar dhe nuk kishte ide se \u00e7far\u00eb do t\u00eb gjente n\u00eb Prizren, por vazhdoi duke e ditur q\u00eb ishte p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e saj. Ajo vazhdonte me mendimin q\u00eb n\u00ebse do ia dilte, gj\u00ebrat do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoheshin jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb, por edhe p\u00ebr motrat dhe n\u00ebn\u00ebn e saj p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn m\u00eb thot\u00eb \u201c<em>Ah, nana jem\u2019 e dashtun, ajo ka vujt\u00eb m\u00eb s\u2019shumti.\u201d<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>&#8211;<\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cNuk e kam par\u00eb familjen p\u00ebr nj\u00eb vit pasi u largova. Pas nj\u00eb viti, m\u00eb n\u00eb fund vendosa t\u00eb kthehesha.\u201d<\/em> Gjat\u00eb vitit t\u00eb par\u00eb n\u00eb Prizren, n\u00eb shkoll\u00ebn e mesme, Xhejranja punoi shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb, si\u00e7 thot\u00eb ajo, d\u00ebshmuar veten pas asaj q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb. Kishte fituar burs\u00eb q\u00eb i mund\u00ebsonte ta ndiqte shkollimin dhe t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb konvikt dhe mundi i saj u shp\u00ebrblye, ajo u b\u00eb nx\u00ebn\u00ebsja m\u00eb e mir\u00eb e klas\u00ebs dhe u zgjodh Kryetare e K\u00ebshillit t\u00eb Nx\u00ebn\u00ebsve. Sidoqoft\u00eb, viti i par\u00eb vet\u00ebm i leht\u00eb nuk ishte. Ajo kujton pushimin e par\u00eb dim\u00ebror kur t\u00eb gjith\u00eb ktheheshin n\u00eb sht\u00ebpi, dhe ajo do t\u00eb duhej t\u00eb rrinte e vetme n\u00eb konvikt.<\/p>\n\n\n\n<p>Kur m\u00eb n\u00eb fund e vizitoi familjen pas nj\u00eb viti, t\u00eb gjith\u00eb e faj\u00ebsuan p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb, por tani kishte disa ndryshime q\u00eb mund t\u2019i v\u00ebrente. Kishte njer\u00ebz q\u00eb thoshin: <em>\u201cLe t\u00eb mos insistojm\u00eb p\u00ebr t\u2019i martuar vajzat tona, sepse do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb ajo.\u201d<\/em>&nbsp; N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, ajo ndjeu se nj\u00eb ndryshim tashm\u00eb kishte filluar, se tashm\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb idol p\u00ebr vajzat, duke u treguar di\u00e7ka q\u00eb nuk kishin par\u00eb m\u00eb par\u00eb, di\u00e7ka q\u00eb kishin menduar se ishte e pamundur.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vitin e dyt\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb mesme, Xhejranja e ftoi t\u00eb atin n\u00eb mbledhje t\u00eb prind\u00ebrve. Ai u pajtua t\u00eb shkonte; ishte hera e par\u00eb q\u00eb shkonte n\u00eb Prizren. N\u00eb takim, arsimtar\u00ebt e njoftuan p\u00ebr sukseset e Xhejranes dhe kishin vet\u00ebm gj\u00ebra t\u00eb mira p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb. <em>\u201cP\u00ebr nj\u00eb burr\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr nga fshati, i cili vjen n\u00eb Prizren p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb dhe i d\u00ebgjon k\u00ebto fjal\u00eb, ishte nj\u00eb bot\u00eb tjet\u00ebr.\u201d<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Aty babai i sai mori respekt q\u00eb nuk kishte menduar se do ta merrte kurr\u00eb, duke pasur parasysh faktin q\u00eb n\u00eb fshatin e tij ai ishte &#8216;burri q\u00eb nuk kishte trash\u00ebgimtar&#8217;. Pas k\u00ebsaj, i ati dukej se filloi ta kuptoj\u00eb se shkollimi nuk \u00ebsht\u00eb edhe aq i keq pas t\u00eb gjithash, <em>\u201cFilloi t&#8217;a kuptoj\u00eb se jo gjithmon\u00eb ata, burrat e familjes, mund t\u2019i merrnin vendimet m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt.\u201d<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Udh\u00ebtim\ni ri, revolucione t\u00eb reja<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Pas shkoll\u00ebs s\u00eb mesme, sfida e re ishte ta gjente\nnj\u00eb pun\u00eb. Xhejranja tashm\u00eb e kishte fituar besimin e familjes, gj\u00eb q\u00eb ia b\u00ebri\nm\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u00eb k\u00ebrkonte pun\u00eb. Megjithat\u00eb, nuk ishte e leht\u00eb t\u00eb gjente pun\u00eb n\u00eb\nqytetin e saj, dhe fatmir\u00ebsisht mori nj\u00eb ofert\u00eb nga nj\u00eb shoqe n\u00eb Prizren e cila\ni tregoi se po k\u00ebrkonin mami n\u00eb Dragash.<\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cIshte hera e par\u00eb q\u00eb po shkoja n\u00eb Dragash. Hipa n\u00eb autobus dhe m\u00eb kujtohet q\u00eb nuk e dija ku duhej t\u00eb zbrisja. U ngrita n\u00eb k\u00ebmb\u00eb n\u00eb disa stacione dhe shoferi i autobusit vazhdimisht m\u00eb thoshte, nuk duhet t\u00eb zbres\u00ebsh k\u00ebtu, ulu. Ndihesha e turp\u00ebruar dhe mezi t\u00eb prisja q\u00eb t\u00eb arrija. E dija q\u00eb po m\u00eb priste nj\u00eb udh\u00ebtim i ri.\u201d<\/em> Bashk\u00eb me pun\u00ebn e saj n\u00eb Dragash, ku Xhejranja ende jeton, filloi edhe aktivizmi i saj feminist. Nuk kishte shum\u00eb gra n\u00eb spitalin ku ajo filloi t\u00eb punonte si mami. <\/p>\n\n\n\n<p>Ato q\u00eb punonin aty ose ishin serbe, ose nga tjera rajone t\u00eb Kosov\u00ebs, jo nga Dragashi. Dukej se k\u00ebto gra nuk i bezdiste shum\u00eb ajo q\u00eb po ndodhte me grat\u00eb tjera n\u00eb rajon, t\u00eb cilat ende nuk kishin t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr shkollim dhe ishin t\u00eb varura nga vendimet e burrave, ishin shum\u00eb t\u00eb qeta p\u00ebrball\u00eb padrejt\u00ebsive. <em>\u201cUn\u00eb nuk mund t\u00eb isha ashtu\u201d<\/em> thot\u00eb Xhejranja. S\u00ebrish, e gjeti veten n\u00eb nj\u00eb ambient ku e dinte se duhet t\u00eb vepronte ndryshe n\u00ebse do t\u00eb b\u00ebhej z\u00ebri i grave t\u00eb tjera. Idet\u00eb e saj feministe, edhe pse n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk i definonte si t\u00eb tilla, nuk e lejuan Xhejranen <em>\u201ct\u2019i injoronte problemet e grave t\u00eb tjera.\u201d<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cPuna si mami m\u00eb m\u00ebsoi e m\u00eb dha aq shum\u00eb. Mund t\u00eb isha af\u00ebr grave n\u00eb momentet e tyre m\u00eb t\u00eb ndjeshme; mund t\u2019i d\u00ebgjoja tregimet e tyre, t\u2019i kuptoja problemet e tyre, nevojat, \u00ebndrrat e tyre.\u201d<\/em> Xhejranja u asistonte deri n\u00eb kat\u00ebr grave brenda nate p\u00ebr t\u00eb lindur, dhe e mira e k\u00ebsaj ishte q\u00eb duhej t\u00eb q\u00ebndronin n\u00eb spital edhe p\u00ebr tri dit\u00eb t\u00eb tjera pas lindjes \u2013 k\u00ebshtu kishin mjaft koh\u00eb p\u00ebr ta nd\u00ebrtuar besimin me Xhejranen dhe t\u2019i ndanin tregimet e tyre. Por ajo e dinte se t\u00eb fliste vet\u00ebm me grat\u00eb nuk ishte e mjaftueshme, duhej t\u00eb fliste me burrat.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrmes tyre, do t\u00eb mund t\u00eb arrinte edhe m\u00eb shum\u00eb gra. <em>\u201cP\u00ebr t\u2019i ndryshuar jet\u00ebt e grave, duhej t\u00eb flisnim me ata q\u00eb ishin n\u00eb fuqi, e ata n\u00eb fuqi ishin burrat.\u201d <\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Megjithat\u00eb, iu desh\u00ebn shum\u00eb vite duke biseduar me\nburra dhe duke avokuar p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave q\u00eb Xhejranja t\u00eb shihte ndryshime\nt\u00eb vogla.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebnat filluan t\u00eb mendonin ndryshe p\u00ebr vajzat e tyre, nuk donin q\u00eb ato t\u00eb jetonin jet\u00ebn e nj\u00ebjt\u00eb sikurse ato. Edhe pse nuk kishte edhe aq gra si shembull p\u00ebr to n\u00eb rajonet e tyre, ato e kuptuan se edukimi ishte i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00ebse donin q\u00eb vajzat e tyre ta kishin nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>Xhejranja ishte aty p\u00ebr ato vajza q\u00eb donin t\u00eb shkolloheshin; ajo do t\u00eb ishte p\u00ebrkrahja e tyre. P\u00ebr djemt\u00eb ishte ndryshe. N\u00ebse donin t\u00eb shkolloheshin, do t\u00eb kishin p\u00ebrkrahjen e familjes. Por p\u00ebr vajzat ishte e v\u00ebshtir\u00eb, s\u00eb pari sepse shkolla e mesme dhe universiteti ishin shum\u00eb larg p\u00ebr ata q\u00eb jetonin n\u00eb fshatra dhe si\u00e7 thot\u00eb Xhejranja, <em>\u201cNuk u besonin vajzave t\u00eb shkonin vet\u00ebm n\u00eb universitet n\u00eb Prishtin\u00eb.\u201d <\/em>N\u00eb fund t\u00eb viteve 70 dhe 80, i vetmi universitet n\u00eb Kosov\u00eb ishte n\u00eb kryeqytet, Prishtin\u00eb. Me gjith\u00eb sfidat, nuk ishte e leht\u00eb p\u00ebr Xhejranen dhe grat\u00eb e tjera q\u00eb t\u00eb q\u00ebndronin stoike, por e dinin q\u00eb duhej t\u00eb q\u00ebndronin t\u00eb tilla n\u00ebse donin t\u00eb shihnin ndryshim.<\/p>\n\n\n\n<p>Pas shum\u00eb vitesh pune me gra dhe burra, Xhejranja e themeloi organizat\u00ebn e par\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave n\u00eb rajon \u201cShoqata Iniciativa e Grave\u201d, e cila merret me nj\u00eb varg t\u00eb gjer\u00eb \u00e7\u00ebshtjesh duke filluar nga fuqizimi ekonomik dhe barazia gjinore, deri te dhuna n\u00eb familje dhe dhuna me baz\u00eb gjinore, kund\u00ebr trafikimit, dhe sh\u00ebndeti.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Ende\nrrug\u00eb t\u00eb gjata p\u00ebr t\u2019i kaluar<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cSot nuk diskutojm\u00eb n\u00ebse vajzat duhet t\u00eb shkollohen, por a po i kalojn\u00eb provimet.\u201d <\/em>Edhe pse shum\u00eb gj\u00ebra kan\u00eb ndryshuar, dhe sipas Xhejranes gati secila familje ka nj\u00eb vajz\u00eb n\u00eb universitet, ende ka vajza q\u00eb nuk mund t\u00eb shkollohen p\u00ebr shkak t\u00eb kushteve ekonomike<em>. \u201cNa duhet p\u00ebrkrahje institucionale p\u00ebr k\u00ebto vajza, na duhen bursa\u201d,<\/em> thekson ajo.<\/p>\n\n\n\n<p>Hapja e universitetit publik n\u00eb Prizren, qyteti m\u00eb i af\u00ebrt i Dragashit, ka ndihmuar shum\u00eb. Edhe shum\u00eb vajza t\u00eb tjera kishin mund\u00ebsi t\u00eb largoheshin nga sht\u00ebpia e t\u00eb shkonin n\u00eb universitet. Sidoqoft\u00eb, n\u00eb disa fshatra, thot\u00eb Xhejranja, <em>\u201cVajzat ende po martohen shum\u00eb t\u00eb reja.\u201d<\/em> Edhe pse Xhejranja dhe motrat e saj feministe kan\u00eb punuar p\u00ebr vite me radh\u00eb p\u00ebr t\u2019i ndryshuar gj\u00ebrat nga rr\u00ebnja, ende u duhet p\u00ebrkrahje institucionale p\u00ebr shum\u00eb prej sfidave me t\u00eb cilat po p\u00ebrballen sot. Niveli i papun\u00ebsis\u00eb te grat\u00eb \u00ebsht\u00eb ende shum\u00eb i madh, t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb e p\u00ebrfundojn\u00eb universitetin k\u00ebrkojn\u00eb mund\u00ebsi jasht\u00eb qytetit; nuk kthehen n\u00eb Dragash sepse nuk shohin t\u00eb ardhme k\u00ebtu. Ende nuk ka qendra t\u00eb kujdesit p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb\/\u00e7erdhe n\u00eb Dragash. Nuk ka as police gra. Qe dy vite nuk ka pasur as gjinekolog. Grave u duhet t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb 70 kilometra p\u00ebr n\u00eb spitalin m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt, n\u00eb Prizren, dhe nganj\u00ebher\u00eb nuk kan\u00eb qasje n\u00eb transport.<\/p>\n\n\n\n<p>Xhejranja thekson se grat\u00eb nuk u besojn\u00eb edhe aq mamive tani, lidhja mes grave dhe mamive ka humbur prej kur ka pasur gjinekolog n\u00eb Dragash para dy vitesh. Edhe pse shumica e grave nuk ndiheshin rehat t\u00eb kontrolloheshin k\u00ebtu p\u00ebr shkak se gjinekologu ishte burr\u00eb, vet\u00eb prania e tij ishte e majftueshme p\u00ebr ta tundur besimin q\u00eb ishte nd\u00ebruar p\u00ebr sa e sa vite. <em>\u201cGrat\u00eb nuk kan\u00eb faj\u201d<\/em>, thot\u00eb Xhejranja, <em>\u201cpor prap\u00eb, ato vuajn\u00eb nga e gjith\u00eb kjo.\u201d<\/em> Ajo vazhdon, <em>\u201cSot, fshatrat po zbrazen, por ende ka gra q\u00eb jetojn\u00eb k\u00ebtu dhe u duhen sh\u00ebrbime.\u201d<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Origjinali i k\u00ebtij teksti \u00ebsht\u00eb shkruajtur n\u00eb gjuh\u00ebn angleze nga Mirishahe Syla.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrktheu: Liridona Berisha<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cQe nat\u00eb kur u largova nga sht\u00ebpia, u largova kur t\u00eb tjer\u00ebt po flinin. Ishte e frikshme, por e dija se kthim prapa nuk kishte. Isha krejt e vetme dhe e frik\u00ebsuar. Nuk e dija ku po shkoja. Gjith\u00eb \u00e7far\u00eb dija ishte se nuk kishte kthim prapa.\u201d Xhejrane Lokaj u largua nga sht\u00ebpia e familjes [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":3,"featured_media":1360,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13,1],"tags":[],"class_list":["post-1359","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-blogs","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1359","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1359"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1359\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1361,"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1359\/revisions\/1361"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1360"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1359"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1359"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1359"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}