{"id":1085,"date":"2020-07-17T11:05:18","date_gmt":"2020-07-17T11:05:18","guid":{"rendered":"https:\/\/sit-ks.org\/?p=1085"},"modified":"2022-07-21T12:09:30","modified_gmt":"2022-07-21T12:09:30","slug":"drejtesia-e-munguar-per-grate-viktima-te-dhunes-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/drejtesia-e-munguar-per-grate-viktima-te-dhunes-ne-kosove\/","title":{"rendered":"Drejt\u00ebsia e munguar p\u00ebr grat\u00eb viktima t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Dhuna vazhdon t\u00eb rritet p\u00ebrderisa\nPolicia e Kosov\u00ebs vazhdon t\u00eb mos p\u00ebrmbush\u00eb obligimet ligjore p\u00ebr mbrojtje t\u00eb\nviktimave t\u00eb dhun\u00ebs<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Dhuna n\u00eb familje, e cila n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve \u00ebsht\u00eb dhun\u00eb\nme baz\u00eb gjinore q\u00eb ushtrohet ndaj grave, &nbsp;mbetet\nproblem tejet shqet\u00ebsues dhe i p\u00ebrhapur. Sfida m\u00eb\ne madhe n\u00eb adresimin e k\u00ebsaj dhune, n\u00eb t\u00eb gjitha format e saj, mbetet t\u00eb\nkuptuarit e dhun\u00ebs n\u00eb familje si \u00e7\u00ebshtje private, si\ndicka q\u00eb ndodh\u00eb dhe duhet t\u00eb mbes\u00eb brenda\nfamiljes. Edhe pse numri i raportimeve t\u00eb dhun\u00ebs kund\u00ebr grave \u00ebsht\u00eb\nrritur viteve t\u00eb fundit, sidomos n\u00eb tri vitet e fundit, shum\u00eb prej k\u00ebtyre raportimeve nuk kan\u00eb rezultuar n\u00eb reagim t\u00eb\ndrejt\u00eb t\u00eb zyrtar\u00ebve policor\u00eb por edhe nga vet\u00eb gjykatat. Ushtruesit e dhun\u00ebs n\u00eb\nshum\u00eb raste nuk jan\u00eb d\u00ebnuar dhe edhe p\u00ebrkund\u00ebr thirrjeve t\u00eb shumta t\u00eb grave p\u00ebr\nndihm\u00eb dhe mbrojtje, shpesh atyre nuk ofrohet kjo ndihme nga vet\u00eb institucionet\np\u00ebrgjegj\u00ebse. K\u00ebshtu n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur edhe numri i grave t\u00eb vrara si\npasoj\u00eb e dhun\u00ebs n\u00eb familje. Vet\u00ebm n\u00eb vitin 2018 n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb vrar\u00eb gjasht\u00eb\ngra, nj\u00ebra nd\u00ebr to edhe <a href=\"https:\/\/kosovotwopointzero.com\/kosova-perballe-te-drejtave-te-njeriut\/\">Valbona Marku-Ndrecaj<\/a> e cila \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb nga\nbashk\u00ebshorti i saj n\u00eb at\u00ebbot\u00eb n\u00eb gusht t\u00eb 2018-\u00ebs &nbsp;s\u00eb bashku me vajz\u00ebn e saj n\u00ebnt\u00eb vje\u00e7are. <\/p>\n\n\n\n<p>Valbona p\u00ebr vite me rradh\u00eb abuzohej fizikisht dhe\nseksualisht nga bashk\u00ebshorti. Policia veqse ishte e njoftuar p\u00ebr dhun\u00ebn q\u00eb\nushtrohej ndaj saj sepse ajo kishte raportuar k\u00ebt\u00eb dhun\u00eb&nbsp; disa her\u00eb. Nj\u00eb nga k\u00ebto ishte raportimi i\ndat\u00ebs &nbsp;12 maj\n2018 kur Valbona e denoncoi n\u00eb polici bashk\u00ebshortin Pjet\u00ebr Ndrecaj p\u00ebr dhun\u00eb\nfizike dhe seksuale ndaj saj.&nbsp; Pas denoncimit, policia e arrestoi dhunuesin dhe e d\u00ebrguan n\u00eb paraburgim p\u00ebr 30 dit\u00eb. Sidoqoft\u00eb, prokuroria\nnuk i mori parasysh akuzat p\u00ebr dhun\u00eb seksuale ndaj Valbon\u00ebs. <\/p>\n\n\n\n<p>Me t\u00eb dal\u00eb nga burgu, Pjet\u00ebr Ndrecaj u mundua ta\nbind\u00eb Valbon\u00ebn\nt\u00eb jetonin prap\u00eb s\u00eb bashku me pes\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tyre, t\u00eb cil\u00ebt po jetonin bashk\u00eb\nme t\u00eb \u00ebm\u00ebn n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e familjes s\u00eb saj. Valbona refuzoi t\u00eb jetonte s\u00ebrish n\u00eb\nt\u00eb njejt\u00ebn sht\u00ebpi me dhunuesin e saj. Pik\u00ebrisht\ngjat\u00eb koh\u00ebs sa ajo po q\u00ebndronte me familjen e saj s\u00eb bashku me f\u00ebmij\u00ebt, ndodhi\nedhe krimi i radh\u00ebs, k\u00ebsaj here Pjet\u00ebr Ndrecaj i\nshoq\u00ebruar nga dy polic\u00eb, pa urdh\u00ebr nga gykata,&nbsp;\nshkoi n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ku po q\u00ebndronte Valbona dhe ia morri dy nga f\u00ebmij\u00ebt. Kur e pa se p\u00ebrpjekjet p\u00ebr ta\nkthyer Valbon\u00ebn n\u00eb sht\u00ebpi nuk po jepnin rezultat, ai vazhdoi me k\u00ebrc\u00ebnimet ndaj saj.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cTash t\u00eb pret nj\u00eb dhurat\u00eb e bukur ty dhe lalushit do t\u2019i dhemb zemra\u201d,\nishte&nbsp;<a href=\"https:\/\/kallxo.com\/ligji\/gjykata\/pjeter-ndrecaj-i-denuari-me-burgim-te-perjetshem-serish-para-gjykates\/\">mesazhi<\/a>&nbsp;k\u00ebrc\u00ebnues telefonik q\u00eb Valbona mori nga\nPjet\u00ebr Ndrecaj m\u00eb <a href=\"https:\/\/kosovotwopointzero.com\/kosova-perballe-te-drejtave-te-njeriut\/\">7 gusht 2018<\/a>.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Po at\u00eb dit\u00eb, sipas d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb v\u00ebllait t\u00eb saj, Valbona e denoncoi\nn\u00eb polici k\u00ebrc\u00ebnimin e pranuar nga ish-partneri i saj dhe k\u00ebrkoi mbrojtje\nfizike prej policis\u00eb, \u201csepse Pjetri nuk rri asnj\u00ebher\u00eb pa arm\u00eb\u2019\u2019 kishte th\u00ebn\u00eb\najo P\u00ebrgjigjja e Policis ndaj k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Valbon\u00ebs ishte kjo \u201cN\u00eb rregull \u00ebsht\u00eb,\nsepse tash do t\u00eb merremi ne me t\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Sidoqoft\u00eb,\npak or\u00eb m\u00eb pas, pas k\u00ebrkes\u00ebs\ns\u00eb Valbon\u00ebs p\u00ebr mbrojtje, ajo\ndhe vajza e saj n\u00ebnt\u00ebvje\u00e7are\nu vran\u00eb me arm\u00ebn kallashnikov\nnga Pjat\u00ebr Ndrecaj, bashk\u00ebshorti,\np\u00ebrkat\u00ebsisht babai, i cili &nbsp;shkrepi rreth\n30 plumba drejt tyre. Policia nuk u siguroi Valbon\u00ebs dhe vajz\u00ebs s\u00eb saj mbrojtje\nfizike, si\u00e7 parashihet me <a href=\"https:\/\/gzk.rks-gov.net\/ActDocumentDetail.aspx?ActID=2691&amp;fbclid=IwAR0RUTgV7W-gOuDM9anbLkFiecMyIbfHDKyjpeuRf8e7qngT146Y0GRKuvA\">ligjet n\u00eb fuqi<\/a> (neni\n3&amp;24).&nbsp;Policia e Kosov\u00ebs edhe nj\u00ebher nuk u doli ne mbrojtje\ngrave t\u00eb rrezikuara nga dhuna e burrave, ashtu siq edhe do t\u00eb duhej sipas\nligjit.<\/p>\n\n\n\n<p>Pjeter\nNdrecaj \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr vrasjen e gruas dhe vajz\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb gusht t\u00eb 2018-\u00ebs,\nai \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm, p\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebtij d\u00ebnimi, atij iu dha\nhap\u00ebsir\u00eb mediatike n\u00eb televizionet tona ku ai \u201caryseton\u201d krimin e tij. D\u00ebnimet\np\u00ebr ushtruesit e dhun\u00ebs dhe vras\u00ebsit e grave megjithat\u00eb mbetet shum\u00eb i ul\u00ebt n\u00eb\nKosov\u00eb. T\u00eb dh\u00ebnat e Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs na tregojn\u00eb p\u00ebr shifra shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebta\nt\u00eb arrestimit dhe d\u00ebnimeve t\u00eb dhunues\u00ebve, k\u00ebshtu vet\u00ebm n\u00eb vitin 2018, p\u00ebrkund\u00ebr\nq\u00eb kishte m\u00eb shum\u00eb se 1000 raste t\u00eb raportuara t\u00eb dhun\u00ebs ndaj grave, pati vet\u00ebm\n400 arrestime. Kurse Pjet\u00ebr Ndrecaj mbetet rasti i par\u00eb t\u00eb cilit i \u00ebsht\u00eb\nshqiptuar d\u00ebnim me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm, shum\u00eb vras\u00ebs tjer\u00eb t\u00eb grave n\u00eb Kosov\u00eb\nvazhdojn\u00eb t\u00eb ecin t\u00eb lir\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p><strong>Niveli i pranueshm<\/strong><strong>\u00ebris\u00eb s\u00eb dhun\u00ebs vazhdon t\u00eb mbetet\nshqet\u00ebsues <\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Sipas hulumtimeve q\u00eb zhvillojn\u00eb\norganizatat feministe n\u00eb vend, statistikat tregojn\u00eb q\u00eb qytetar\u00ebt vazhdojn\u00eb t\u00eb\npotencojn\u00eb dhe t\u2019a pranojn\u00eb dhun\u00ebn si nj\u00eb form\u00eb t\u00eb diciplinimit dhe si t\u00eb\nnevojshme.<\/p>\n\n\n\n<p><em>\u2018Niveli i pranueshm\u00ebris\u00eb\ns\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb nivel t\u00eb Kosov\u00ebs vazhdon t\u00eb jet\u00eb i lart\u00eb, gj\u00eb q\u00eb paraqitet si\nproblem kulturor. Hulumtimet tregojn\u00eb q\u00eb qytetar\u00ebt vazhdojn\u00eb ta perceptojn\u00eb\ndhun\u00ebn si nj\u00eb form\u00eb t\u00eb diciplinimit dhe si t\u00eb till\u00eb t\u00eb nevojshme. (nj\u00eb\np\u00ebrqindje e qytetar\u00ebve).\u2019 <\/em>ka th\u00ebn\u00eb Liridona Sijarina nga Qendra Kosovare p\u00ebr Studime\nGjinore.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb gjeturat e k\u00ebtij hulumtimi kan\u00eb\ntreguar se p\u00ebrveq dhun\u00ebs fizike dhe t\u00eb tjera q\u00eb jan\u00eb t\u00eb dukshme, kund\u00ebr grave\nushtrohet dhun\u00eb sistematike n\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><em>\u2018Statistikat tregojn\u00eb\nnivelin shqet\u00ebsues t\u00eb patriarkalitetit dhe t\u00eb mend\u00ebsis\u00eb e cila i sheh grat\u00eb si\nobjekte dhe si pron\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa si subjekte t\u00eb lira, dhunimi i integritetit\nfizik dhe psiqik t\u00eb s\u00eb cilave paraqet akt kriminal. N\u00eb k\u00ebt\u00eb linj\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 dhun\u00ebs\nfizike dhe formave t\u00eb dhun\u00ebs q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb dukshme dhe evidente, shoq\u00ebria\nkosovare ka nj\u00eb praktik\u00eb dhe nivel t\u00eb lart\u00eb t\u00eb ushtrimit t\u00eb dhun\u00ebs sistematike\nt\u00eb grave q\u00eb manifestohet n\u00eb pozit\u00ebn q\u00eb ato e kan\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha sferat e jet\u00ebs.\u2019\n<\/em>ka th\u00ebn\u00eb Znj. Sijarina.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Cfar\u00eb\nsh\u00ebrbime marrin grat\u00eb q\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb dhun\u00eb? <\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb shum\u00eb raste, grat\u00eb t\u00eb cilat i\nmbijetojn\u00eb dhun\u00ebs p\u00ebrfundojn\u00eb kryesisht n\u00eb <a href=\"https:\/\/kosovotwopointzero.com\/viktimat-e-perhershme-te-dhunes-ne-familje\/\">strehimoret p\u00ebr grat\u00eb e\ndhunuara n\u00eb familje<\/a>. N\u00eb Kosov\u00eb, trehimore ka n\u00eb k\u00ebto qytete:Nov\u00ebb\u00ebrd\u00eb,\nGjakov\u00eb, Ferizaj, Prishtin\u00eb, Pej\u00eb, Gjilan, Prizren, Mitrovic\u00eb Jugore, dhe tash\ns\u00eb fundi \u00ebsht\u00eb hapur edhe strehimorja p\u00ebr grat\u00eb n\u00eb Mitrovic\u00ebnn e Veriut<\/p>\n\n\n\n<p>Vet\u00ebm n\u00eb strehimoren \u2018Qendra p\u00ebr\nMbrojtjen e Grave dhe F\u00ebmij\u00ebve\u2019 n\u00eb Prishtin\u00eb, gjat\u00eb vitit 2019 jan\u00eb strehuar\ngjith\u00ebsej 114&nbsp; n\u00ebna me f\u00ebmij\u00eb, ka\npotencuar p\u00ebr Kosovalive dhe SIT drejtoresha e\nstrehimores Zana Hamiti-Asllani.<\/p>\n\n\n\n<p>Znj. Hamiti-Asllani ka potencuar\ngjithashtu q\u00eb edhe pse numri i t\u00eb strehuarave nuk mund t\u00eb parashihet sakt\u00ebsisht\nbrenda nj\u00eb viti, pasi q\u00eb shum\u00eb gra viktima t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje edhe nuk\nparaqiten n\u00eb strehimore fare, por&nbsp; gjat\u00eb\nvitit 2019, megjithat\u00eb, numri i grave q\u00eb kan\u00eb k\u00ebrkuar ndihm\u00eb n\u00eb strehimore \u00ebsht\u00eb\nrritur.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;<em>\u2018Numri i t\u00eb strehuarave brenda vitit nuk mund t\u00eb parashihet, mir\u00ebpo \u00ebsht\u00eb\nn\u00eb rritje p\u00ebr shkak t\u00eb vet\u00ebdij\u00ebsimit t\u00eb grave. Krahasuar me vitet paraprake,\nnumri i t\u00eb strehuareve \u00ebsht\u00eb rritur mbi 20%.\u2019 <\/em>&nbsp;ka th\u00ebn\u00eb Znj. Hamiti-Asllani.<\/p>\n\n\n\n<p>Q\u00eb nga janari 2017 deri n\u00eb tetorin e\n2019, nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb gra jan\u00eb vrar\u00eb si pasoj\u00eb e Dhun\u00ebs n\u00eb Familje. Vet\u00ebm n\u00eb vitin\n2018 jan\u00eb vrar\u00eb gjasht\u00eb gra nga familjar\u00ebt e tyre. T\u00eb dh\u00ebnat nga Policia e\nKosov\u00ebs tregojn\u00eb q\u00eb nga janari 2017 deri n\u00eb shtator 2019, ka pasur 4226 raste\nt\u00eb raportuara t\u00eb Dhun\u00ebs n\u00eb Familje, nga k\u00ebto raportime ka pasur 4292 viktima,\nprej tyre 3394 kan\u00eb qen\u00eb gra.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe pse k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna&nbsp; tregojn\u00eb p\u00ebr rastet e shumta t\u00eb dhun\u00ebs ndaj\ngrave dhe vrasjes s\u00eb tyre, duhet pasur parasysh q\u00eb edhe k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna madje nuk\ni p\u00ebrfshijn\u00eb t\u00eb gjitha rastet e dhun\u00ebs, meqen\u00ebse niveli i raportimit t\u00eb dhun\u00ebs\nvazhdon t\u00eb jet\u00eb i ul\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr parandalimin e dhun\u00ebs kund\u00ebr\ngrave organet m\u00eb t\u00eb z\u00ebshme jan\u00eb organizatat\ndhe grupet feministe q\u00eb nd\u00ebrrmarrin masa p\u00ebr parandalimin e dhun\u00ebs dhe uljen e\nnumrit t\u00eb viktimave dhe t\u00eb l\u00ebnduara nga dhuna n\u00eb familje sipas hulumtimeve q\u00eb QKSGJ ka kryer.&nbsp; <\/p>\n\n\n\n<p><em>\u2018Fal\u00eb presionit t\u00eb madh\nt\u00eb organizatave dhe grupeve feministe, jan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb disa reforma n\u00eb trajtimin\ne problemit t\u00eb dhun\u00ebs me baz\u00eb gjinore. Megjithat\u00eb n\u00eb nivel komb\u00ebtar nuk\nnd\u00ebrmerren masa serioze t\u00eb cilat do ta parandalonin dhun\u00ebn. Hulumtimet tona\nkan\u00eb treguar q\u00eb shteti ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsime n\u00eb reagimin ndaj rasteve t\u00eb dhun\u00ebs\n(fizike) duke i avancuar dhe kryesisht ato q\u00eb ndodhin n\u00eb familje.\u2019 <\/em>&nbsp;shprehet Znj. Sijarina nga\nQKSGJ.&nbsp; <em>&nbsp;&nbsp;<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb institucionet shtet\u00ebrore\nmungojn\u00eb mekanizmat dhe strategjit\u00eb p\u00ebr parandalimin e dhun\u00ebs kund\u00ebr grave, dhe shteti nuk investon mjaftuesh\u00ebm n\u00eb procesin e\nintegrimit shoq\u00ebror t\u00eb t\u00eb mbijetuarave t\u00eb dhun\u00ebs. K\u00ebto institucione &nbsp;jan\u00eb koncentruar m\u00eb shum\u00eb n\u00eb reagim por jo n\u00eb parandalim dhe\ngarantim t\u00eb t\u00eb drejtave dhe lirive themelore t\u00eb grave thot\u00eb Znj.\nSijarina nga QKSGJ. &nbsp;Ajo tregon q\u00eb<em>\u2018 trajnimi i vazhduesh\u00ebm i policis\u00eb dhe\nvendosja e procedurave t\u00eb qarta p\u00ebr trajtimin e dhun\u00ebs n\u00eb familje po\nkontribuojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim. Ky p\u00ebrmir\u00ebsim ilustrohet me rritjen e\nndjeshm\u00ebris\u00eb dhe bashk\u00ebrenditjes nd\u00ebrmjet Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe\ninstitucioneve t\u00eb tjera. Megjithat\u00eb, mungojn\u00eb mekanizmat dhe strategji serioze\np\u00ebr parandalimin e dhun\u00ebs ndaj grave, institucionet shtet\u00ebrore.\u2019<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong>T\u00eb rinjt\u00eb dhe dhuna ndaj grave<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Dhuna\nn\u00eb familje, q\u00eb n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve p\u00ebrkthehet n\u00eb dhun\u00eb kund\u00ebr grave, do t\u00eb\nmund t\u00eb parandalohej\nn\u00ebse raportimet e t\u00eb dhunuarave merren m\u00eb me seriozitet nga institucionet\nshtet\u00ebrore, dhe n\u00ebse t\u00eb rinjt\u00eb nuk e shohin dhe e pranojn\u00eb dhun\u00ebn si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje private apo normale. Sidoqoft\u00eb, n\u00eb\nKosov\u00eb, dhuna vazhdon t\u00eb pranohet dhe t\u00eb arsyetohet si nga gjeneratat m\u00eb t\u00eb\nvjetra t\u00eb cilat siq shprehet Znj. Sijarina, \u201cvazhdojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb mend\u00ebsin\u00eb\npatriarkale e cila nuk e sheh dhun\u00ebn si shum\u00eb problematike\u201d, e njejta vazhdon\nt\u00eb ndodh me t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb nivele shum\u00eb shqet\u00ebsuese. <\/p>\n\n\n\n<p>Lidhur\nme k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, Znj. Sijarina ka treguar p\u00ebr\nKosovalive dhe SIT q\u00eb sipas hulumtimeve q\u00eb kan\u00eb zhvilluar, <em>27% e t\u00eb rinj\u00ebve\nnuk mendojn\u00eb se shuplaka do t\u00eb mund t\u00eb definohej si nj\u00eb akt i dhun\u00ebs.\nGjithashtu, hulumtimi tregon p\u00ebr prezenc\u00ebn e dhun\u00ebs edhe tek t\u00eb rinjt\u00eb. T\u00eb\ndh\u00ebnat tregojn\u00eb q\u00eb 11% e vajzave t\u00eb reja kan\u00eb p\u00ebrjetuar dhun\u00eb fizike.\nGjithashtu, 10% e tyre kan\u00eb raportuar p\u00ebrvoja nga marr\u00ebdh\u00ebniet e tyre romantike\nkur partneri i tyre ka vepruar dhunsh\u00ebm ndaj tjetrit dhe nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb ka\nzgjuar frik\u00eb tek viktima.\u201d thot<\/em>\u00eb ajo. <em>&nbsp;<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Jemi n\u00eb vitin 2020, dhe dhuna kryesisht kund\u00ebr grave dhe vajzave po vazhdon t\u00eb rritet, ne na mbet\u00ebt t\u00eb luftojm\u00eb dhun\u00ebn n\u00eb cdo form\u00eb t\u00eb saj, t\u00eb ngrisim vet\u00ebdijen p\u00ebr problemin e dhun\u00ebs n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, dhuna t\u00eb mos shihet si c\u00ebshtje private por t\u00eb trajtohet p\u00ebr at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb, si krim. K\u00ebshtu kriminel\u00ebt duhet t\u00eb mbahen t\u00eb pergjegjsh\u00ebm dhe grave t\u2019u ofrohet drejt\u00ebsi. <\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" width=\"705\" height=\"510\" src=\"https:\/\/sit-ks.org\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/110138305_711419689652722_6895702511932635035_n.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-1086\" srcset=\"https:\/\/sit-ks.org\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/110138305_711419689652722_6895702511932635035_n.jpg 705w, https:\/\/sit-ks.org\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/110138305_711419689652722_6895702511932635035_n-300x217.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 705px) 100vw, 705px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<blockquote class=\"wp-block-quote is-layout-flow wp-block-quote-is-layout-flow\"><p> &#8220;<strong><em>Mbi autoren:&nbsp;<\/em><\/strong><em>Miridon\u00eb Syla \u00ebsht\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb programin \u201cGazetaria Transformuese\u201d q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e projektit \u201cMb\u00ebshtetja e mediave dhe gazetaris\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, financuar nga zyra e Bashkimit Evropian n\u00eb Kosov\u00eb dhe realizuar nga Kosovo 2.0, CEL dhe QKSGJ.&#8221;<\/em> <\/p><\/blockquote>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dhuna vazhdon t\u00eb rritet p\u00ebrderisa Policia e Kosov\u00ebs vazhdon t\u00eb mos p\u00ebrmbush\u00eb obligimet ligjore p\u00ebr mbrojtje t\u00eb viktimave t\u00eb dhun\u00ebs Dhuna n\u00eb familje, e cila n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve \u00ebsht\u00eb dhun\u00eb me baz\u00eb gjinore q\u00eb ushtrohet ndaj grave, &nbsp;mbetet problem tejet shqet\u00ebsues dhe i p\u00ebrhapur. Sfida m\u00eb e madhe n\u00eb adresimin e k\u00ebsaj dhune, [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":4,"featured_media":3936,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[],"class_list":["post-1085","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-blogs"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1085","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1085"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1085\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3937,"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1085\/revisions\/3937"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3936"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1085"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1085"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sit-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1085"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}